Rama njoftoi kufizime për fundjavën, Vasili thirrje qytetarëve: Mos u bindni, faleni Bajramin!
Kryeministri i vendit, Edi Rama, njoftoi mbrëmjen e djeshme se kjo fundjavë do të këtë rregulla të njëjta si ajo e kaluar, me kufizime oraresh dhe dalje vetëm për pensionistët e prindërit me fëmijët sipas fashave të orarit.
“Kjo fundjavë do të vijojë njësoj si e shkuara. Ta kaloni sa më qetë”, shkroi Rama në “Facebook”.
Kjo pengesë e diktuar nga kryeministri është kundërshtuar nga nënkryetari i LSI-së, Petrit Vasili. Ai ftoi qytetarët që mos t’i binden këtij urdhri dhe të falin festën e Fitër Bajramit.
Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, Vasili shkruan se Edi Rama me 1500 policë sup më sup dhunoi të dielën më 17 maj të gjitha rregullat e pandemisë për të prishur godinën e Teatrit Kombëtar.
“Mos ju bindni, bëjeni faljen e Bajramit!!Edi Rama me 1500 policë sup më sup dhunoi të dielën më 17 maj të gjitha rregullat e pandemisë për të prishur Teatrin.
S’mund të guxojë të ndalë Faljen e Bajramit. S’ka dy palë rregulla një palë për popullin një palë për Edi Ramën. Akti Normativ ka zero vlerë, se zero e bëri vetë Edi Rama. Mos ju bindni!! Ky është mashtrim s’ka asnjë lidhje me pandeminë!! Ky është gjynah që s’ka falje!! Besimtarë myslimanë bëjeni faljen e Bajramit!!”, shkruan Vasili.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta