Rama: Gati paketa për të mbështetur me barna të sëmurët me COVID, do rrisim ndihmën për familjet në nevojë
Në konferencën e përjavshme që lidhet me ekonominë, të cilën ia kushtoi shëndetësisë, kryeministri Edi Rama hodhi poshtë pretendimet e opozitës dhe presidentit se qeveria nuk ka as plan as strategji për të përballuar situatën e krijuar nga COVID, ndërsa shtoi se në planin që i ka shkuar prej kohës në zyrë presidentit, është përfshirë edhe angazhimi financiar i qeverisë për vaksinën ndaj COVID-19, siç kanë bërë shumë shtete të tjera.
Teksa e cilësoi buxhetin e vitit që vjen si financimin më të lartë për shëndetësinë në 30 vjet’, kryeministri Rama tha se është duke u shqyrtuar mundësia e një pakete tjetër ekonomike që do të mbështesë në pajisjen me barnat esenciale për të sëmurët me COVID dhe për të rritur ndihmën ekonomike për familjet në nevojë.
“Në buxhetin e ardhshëm parashikojmë 55,3 mld vetëm për shëndetësinë, financimi më i lartë për shëndetësinë në 30 vjet. Një pjesë është rritja e pagave 40 për qind për 18 mijë personel mjekësorë, 15 mln euro specifike nga Banka Botërore plus paketa për vazhdimin e luftës me COVID, 1,7 miliardë për barnat, 1 mld për bonusin që do vazhdojë të jepet dhe 1,4 mln për vaksinën.
Kemi gati një paketë tjetër qoftë për të mbështetur të sëmurët me COVID për barnat, qoftë familjet në nevojë, jo me COVID, por që për shkak të COVID e kanë jetën më të vështirë.
Ne s’kemi bërë masa shtrënguese si të vendeve të tjera, masat e marra nga ne janë minimale, ne s’duam ta mbyllim…sepse mendojmë se ka mundësi të mbahet një ekuilibër, por secili duhet të bëjë detyrën e vet. Atyre që janë në ndihmë ekonomike do t’ju bëjmë një shtesë të konsiderueshëm të mbështetjen financiare”, tha kreu i qeverisë.
Z. Rama u tregua kritik ndaj opozitës, që sipas tij po bëhet zëdhënëse e panikut në publik, duke fabrikuar dëshpërim në emër të luftës për pushtet.
Ai e quajti absurde tezën se njerëzit po vetëvriten për shkak të kushteve në spitale. teksa shtoi se nëse ky virus do të ishte shfaqur në kohën e shëndetësisë së PD atëherë do të ishte kolaps.
“Më lejoni të ndaj ndjenjën e neverisë dhe përbuzjes për shefat e të ashtuquajturës opozitë që janë çakërdisur deri në pikën ku shpresat e tyre të lodhura për pushtet i kanë mbështetur të gjitha tek ëndrra e një katastrofe shëndetësore.
Dhe janë bërë zëdhënës të panikut, të çorodisë psikologjike dhe të një pesimizmi të fabrikuar për të krijuar sa më shumë dëshpërim në popull përmes sajesash dhe një propagande të shfrenuar që dëmton moralin e mjekëve. Nuk është e vërtetë që spitalet janë në kolaps, që njerëzit dergjen dyshemeve, dhe mund të ishte siç ka ndodhur në vende shumë më të zhvilluara.
Si mundet që të ngrihet teza që njerëzit vetëvriten për shkak të kushteve në spital? Në Itali, nga marsi në gusht janë vetëvrarë 71 persona dhe janë regjistruar një numër i konsiderueshëm tentativash për vetëvrasje, në Francë është rritur numri i vetëvrasjeve që lidhen me COVID”, tha kryeministri.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta