Rama paralajmëroi votimin e Kodit Zgjedhor, Bylykbashi: Asnjë truk s’do ta ndalë fitoren e opozitës
Përfaqësuesit e opozitës jashtëparlamentare në Këshillin Politik Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili kanë mbajtur një konferencë për shtyp në selinë blu, në kohën kur kryeministri Rama paralajmëroi që nesër do të votohen në Kuvend ndryshimet në Kodin Zgjedhor.
Përfaqësuesi i PD-së, Oerd Bylykbashi u shpreh se ky hap që pritet të ndërmerret nga mazhoranca shkatërron marrëveshjen dhe konsensusin e arritur në Këshillin Politik. Ai shton se ky “truk” po bëhet me qëllim që kryeministri Rama të reduktojë sa më shumë hendekun e humbjes në zgjedhjet parlamentare, të cilat do mbahen më 25 prill të 2021.
“Me votimin e nesërm, të bazuar mbi miratimin e njëanshëm, Rama shkatërron marrëveshjen e 14 janarit, konsensusin e Këshillit Politik dhe 5 qershorin. Duke ndërhyrë drejtpërdrejt në elementë të 5 qershorit. U miratuan më 30 qershori, dhe parlamenti i bëri ligj më 23 korrik. Ndërhyrjet e nesërme do të krijojnë konfuzion, si do të funksionojë sistemi zgjedhor. Bëhet se si Rama të reduktojë humbjen e tij në zgjedhjet e ardhshme. Asnjë truk nuk do të ndalë atë që më 25 prill do te jetë fundi politik, dhe fitoren e opozitës”, tha ai.
Ai u shpreh i bindur se sido që ta bëjë sistemin kryeministri Edi Rama, opozita e bashkuar do të fitojë me rezultat të thellë në zgjedhjet parlamentare.
“Opozita e bashkuar tashmë ka shpjeguar qartë qëndrimet e saj për sa i përket të gjithë kësaj tentative të Edi Ramës për të ndryshuar rregullat, me një qëndrim të vetëm që mos të humbasë zgjedhjet aq thellë, pasi me rregullat aktuale i humbet. Ajo që është e qartë është se sido që ta bëjë sistemin, opozita fiton zgjedhjet e ardhshëm. Angazhimi ynë është që në zgjedhjet e ardhshme, rezultati të jetë i thellë që mos t’i lërë shteg Edi Ramës për të ndryshuar sistemin në çdo formë që ai dëshiron”, tha Bylykbashi.
Për përfaqësuesin e Lëvizjes Socialiste për Integrim në Këshillin Politik, Petrit Vasili, çdo akt i nesërm për të kaluar ndryshimet në Kodin Zgjedhor në mënyrë të njëanshme do të bllokojë hapjen e negociatave dhe integrimin në Bashkimin Europian.
“Çdo akt i nesërm nuk është as më shumë e as më pak, përgjegjësi shumë e rëndë për sot dhe për nesër, përgjegjësi nga e cila Edi Rama nuk mund të shmanget dot, pasi në mënyrë të vullnetshme, në funksion të një strategjie të mirë përcaktuar, varros integrimin europian të vendit. Me votimin e nesërm hapje negociatash nuk ka. Armiku i integrimit, që mbajti 3 vite pezull integrimin, për një kryetar qarku në Fier, shfaqet sërish sot me një strategji të re, por me një qëllim të vjetër: pengimin absolutisht me çdo kusht të integrimit europian të vendit”, u shpreh Vasili.
Gjithashtu z. Vasili thotë se axhenda e kryeministrit Edi Rama është tërësisht anti-perëndimore dhe e dëmshme për qytetarët e vendit.
“Pra axhenda e Edi Ramës është anti-perëndim, anti-NATO dhe është e drejtuar në një drejtim krejtësisht negativ, të pa njohur, drejt realiteteve informale, drejt informaliteteve të ngarkuara me pisllëk politik, por që janë e kundërta e asaj që shqiptarët kanë kërkuar, kërkojnë e për të cilën luftojnë”, shtoi Vasili.
Përfaqësuesi i selisë blu publikoi një dokument, i cili sipas tij tregon modelin e koalicioneve të përbëra, që përdoret edhe sot nga Italia. Ai tha se ky dokument rrëzon tezën e mazhorancës, e cila pretendonte se asnjë vend i BE-së nuk aplikon modelin e koalicioneve që janë përdorur në Shqipëri.
“Koalicioni me listë të përberë që është marre nga Italia dhe sot është në fuqi ne Itali. Keni dëgjuar Edi Ramën që thotë se nuk ekziston askund në Evropë modeli shqiptar dhe se si do të tërhiqet, nëse ka një vend që e aplikon. Në 2017, Italia miratoi ligjin Rosato, qe aplikohet për zgjedhjet për parlamentin italian koalicionin me listë të përberë, siç e kemi sot. Kjo edhe për të gjitha zgjedhjet ne nivel rajonal apo nivel bashkie ne Itali. Ligji Rosato dhe Ligji Tatarellla aplikohet si me votim të mbyllur, dhe me votim të hapur. Kjo rrëzon tezën e Edi Ramës se për shkak se hapet lista, duhen hequr koalicionet’, tha Bylykbashi.
Gjatë konferencës për mediat, Oerd Bylykbashi dhe Petrit Vasili u shprehën se nenet e Kodit Zgjedhor, të cilat pritet të votohen nesër në Kuvend bien ndesh me rekomandimet e OSBE-ODIHR.
Lexoni gjithashtu:
PS miraton e vetme ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ulet pragu dhe ndryshon formula e listave
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta