Rama pret ministrin e Jashtëm të Arabisë Saudite: Komitet i përbashkët për rritjen e bashkëpunimit ekonomik

11 Shtator 2021 | 12:19

Kryeministri Edi Rama dhe ministri i Jashtëm i Arabisë Saudite, Princ Faisal bin Farhan Al-Saud mbajtën një konferencë të përbashkët në Shqipëri.

Gjatë takimit Rama falënderoi Arabinë Saudite për mbështetjen ndërsa u shpreh se ky takim do të ishte i pari nga një sërë takimesh bilaterale.

Kryeministri përmendi rritjen e turistëve për shkak të bashkëpunimit midis dy shteteve dhe theksoi se ky bashkëpunim do të vijojë edhe në sfera të tjera.

“Ramë dakord për të mbledhur sa më parë komitetin e përbashkët, pikërisht për të adresuar prioritet në funksion të thellimit të bashkëpunimit ekonomik,” – deklaroi Rama.

Njohja e Kosovës ishte një temë e rëndësishme që kryeministri përmendi gjatë konferencës. Ai sqaroi se Arabia Saudite e ka njohur Kosovën dhe po bashkëpunojnë për  të rritur ndjeshmërinë dhe qartësinë e atyre vendeve të Organizatës së Bashkëpunimit Islam dhe të Ligës Arabe që ende nuk e kanë njohur Kosovën. Deri më tani, sipas tij, Arabia Saudite ka dhënë kontribut në çdo institucion ndërkombëtar ku Kosova ka kandiduar të njihet.

Rama tha se iniciativa e Arabisë Saudite për të rritur përmasën e gjelbër në Lindjen e Mesme do të jetë edhe në rang global. Ai shprehu kënaqësinë për pjesëmarrjen në nismën ku do të mbillen 50 miliardë pemë.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026