Rama i drejtohet PD-së: Jemi gati për çdo lëshim që ju doni

16 Shtator 2021 | 10:21

Kryeministri Edi Rama ka mbajtur fjalën e tij në Kuvend të enjten, ku dhe do të prezantohet programi qeverisës dhe përbërja e kabinetit të ri qeveritar.

Ai përmendi sërish se është i hapur për bashkëpunim me Partinë Demokratike.

“Të jemi të qartë, ne nuk duam asnjë lëshim nga ju, por jemi gati të dialogojmë me ju për çdo lëshim që ju doni, ne nuk na duhet asnjë votë e juaja, ne nuk synojmë të arrijmë asnjë kompromis që ju nuk e dëshironi, por jemi gati të merremi vësh me ju për çdo gjë që ju dëshironi dhe i bën mirë vendit, njerëzve, të ardhmes,” – deklaroi kryeministri teksa theksoi se mandati i ri do të jetë sfidues dhe gjërat duhen bërë në të mirë të popullit.

Ndërkohë deputeti i PD-së, Enkelejd Alibeaj tha se programi që po prezantohej sot u ishte dorëzuar deputetëve vetëm një ditë më parë.

Ai tha se është e pamundur që në një kohë kaq të shkurtër deputetët të njihen dhe të vlerësojnë një dokument që ka të bëjë me qeverisjen e vendit dhe jetën e qytetarëve.

Rama kërkoi votëbesimin e qeverisë së re për mandatin e tretë ndërsa fjalimin e hapi duke sjellë në vëmendje raportin e grave dhe burrave në qeveri.

“Qeveria me më shumë gra në histori”, kështu e cilësoi kryeministri kabinetin Rama 3. Sipas tij në këtë mandat të ri grave dhe vajzave po u jepet vendi i merituar.

 

LEXONI GJITHASHTU: 

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026