Rama: Procesi i integrimit të Ballkanit po shtypet nga nacionalizmat e BE

5 Korrik 2021 | 19:37

Kryeministri, Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Samitin e Berlinit tha se është e trishtueshme që integrimi në BE dikur shihej si mundësi për të nënshtruar nacionalizmat në Ballkan, tashmë është shndërruar në një proces që shtypet nga nacionalizmat e vetë BE.

Kryeministri i Shqipërisë ka nënvizuar se duhet shmangur kurthi që vendet e Ballkanit Perëndimor të shndërrohen në një karikaturë të BE apo që “të bëhen viktima të vetove të ndërsjella apo të nevojës për konsensus”.

“Po e ndërlikojnë shumë rrugëtimin tonë evropian, po luajnë shumë rolin e kundërt me të. Por siç thotë dhe legjendari Donald Trump është kjo që është dhe kësisoj na duhet të ecim përpara me këtë çka kemi”, tha z. Rama.

Ai shtoi se vendet e rajonit synojnë të krijojnë një tregu të përbashkët rajonal dhe lëvizjes së lirë, por gjithashtu shtoi se ata janë të vetëdijshëm se kjo nuk do ta eliminojë hendekun e madh mes Ballkanit Perëndimor dhe BE duke sjell dhe një krahasim.

“Në planin e BE për 2021-27, Ballkani Perëndimor do të marrë 507 euro për frymë. Pa bërë krahasime me të tjerët, por vetëm duke u krahasuar me Kroacinë, ajo do të marrë 5 195 euro për frymë, natyrisht të mirë merituara”, tha kryeministri i Shqipërisë.

Z. Rama foli edhe për nismën që Shqipëria, Maqedonia e Veriut dhe Serbia kanë ndërmarrë për minishengen duke thënë se ftojnë dhe vendet e tjera të rajonit të bëhen pjesë por shtoi se nuk do të presin askënd për të realizuar objektivin e krijimit të një tregu të përbashkët.

LEXONI GJITHASHTU:

KE ofron 28 miliardë euro investime për Ballkanin Perëndimor

Shumë takime dhe pak progres, Samiti i Berlinit peng i konflikteve mes vendeve të Ballkanit 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026