Rama do iu besojë rikandidimin rreth 60% të kryebashkiakëve
Prej më shumë se 1 jave kryeministri Edi Rama ka nisur një tur takimesh në të gjithë vendin, ku në disa prej takimeve ka shprehur hapur mbështetjen për një pjesë të kryetarëve të bashkive.
Gjatë turit në qarkun e Gjirokastrës, kreu i qeverisë konfirmojë mbështetjen për kryetaren e bashkisë Përmet, Alma Hoxha dhe kryetarin e bashkisë Gjirokastër, Flamur Golemi.
“Jo aq sa Alma, por më shumë se të tjetër bashkia e Gjirokastrës, flamuri janë shembull për të marrë fonde alternative nga donatorët”, u shpreh Rama.
Po ashtu, këtë të premte kryeministri nuk kurseu lëvdatat as për kryetarin e bashkisë bulqizë, Lefter Alla.
“Kryetari i bashkisë meriton të përgëzohet se është ndër të paktët kryetar bashkie, që ka kuptuar se jo vetëm me reformën territoriale bashkia është i gjithë territori brenda perimetrit të saj, por edhe bashkia në raport me fshatin”, tha Rama.
Deri më tani, Euronews Albania ka mësuar se kryesocialisti do t’ju besojë rikandidimin rreth 60 % të kryebashiakëve aktualë.
Nga 59 kryetarët e bashkive socialiste, mësohet se rreth 20 prej tyre nuk do t’ju besohet një tjetër mandat.
I vetmi që është deklaruar publikisht që nuk do të jetë në kandidim është Dritan Leli në Vlorë.
Rikonfirmimi pritet edhe kryetarin e bashkisë Tiranë, Lezhë, Fier, Lushnjë, Cërrik, Dibër, Durrës, Vorë, Rrogozhinë dhe Shijak.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta