Rama sërish vizitë në familjen e Klodian Rashës, 7 ditë pas vrasjes së tij nga efektivi i policisë së shtetit
Kryeministri Edi Rama ka shkuar sërish në shtëpinë e Klodian Rashës, në vizitën e tretë 7 ditë pasi 25-vjeçari u vra nga një efektiv i Shqiponjave.
Ditën që ndodhi ngjarja tragjike kryeministri ndodhej në SHBA dhe ditën që u kthye në Shqipëri, ai shkoi në shtëpinë e të riut, vrasja e të cilit nxiti një valë protestash në vend.
Prej 6 ditësh në rrugët e Tiranës dhe qytete të tjera të vendit janë organizuar protesta në kërkim të drejtësisë për vrasjen e të riut nga një oficer policie në zonën e Laprakës, vetëm pak metra larg shtëpisë së tij.
Gazetarja e Euronews Albania Arjana Loçe raportoi se prej 30 minutash kryeministri ndodhet në banesën e familjes Rasha në një vizitë të palajmëruar.
Vizita vjen një ditë pas daljes së aktit normativ për pensionin që i akordohet familjes Rasha teksa vrasja e 25-vjeçarit cilësohet si aksidentale.
Lexoni gjithashtu:
Qeveria akordon pension për familjen e Klodian Rashës
Altin Hazizaj: Vrasja e Klodian Rashës është ’21 Janari’ i PS-së
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta