Rama takime me krerët e partive kryesore të Kosovës
Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama diskutoi sot gjatë vizitës në Kosovë situatën me Serbinë përmes takimeve që pati me krerët e partive kryesore, ku shumicën prej tyre i ftoi për vizitë zyrtare në Tiranë.
Rama takoi kryetarin e Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK), Lumir Abdixhikun, kryetarin e Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Memli Krasniqin, kryetarin e Aleancës Kosova e Re (AKR), Behgjet Pacollin, kryetarin e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK) Ramush Haradinajn dhe kryetarin e Nismës Socialdemokrate Fatmir Limajn.
Gjatë takimeve nuk u lejuan të merrnin pjesë mediat. Gazetarët u lejuan vetëm në fillim të tyre për të marrë pamje ilustruese.
Abdixhiku falenderoi në emër të LDK-së Ramën për mbështetjen që po i jep Kosovës.
“Raportet ndërshqiptare janë bazamenti i suksesit tonë,” – theksoi Abdixhiku në Facebook.
Qasje të ngjashme pati edhe nga Krasniqi. Kreu i PDK-së i shprehu Ramës vullnetin për të kultivuar raporte miqësore me të gjitha institucionet e Shqipërisë.
Ndryshe nga kryetarët e tjerë, Haradinaj tha për mediat se i kishte folur Ramës edhe për projekt-idenë për ndërtimin e një hekurudhe Kosovë-Shqipëri, të cilën ai tha se është më se e nevojshme për dy vendet.
Kryetari i AAK-së, theksoi për mediat se e mirëpriste idenë e “Open Balkan”, por vetëm pas një njohje të pavarësisë së Kosovës nga Serbia.
Rama viziton sot zyrtarisht Kosovën në vizitën e tij të parë zyrtare në një vend jashtë pas marrjes së mandatit të tretë qeverisës. Gjatë ditës ai zhvilloi takim me kryeministrin e Kosovës Albin Kurti ku u ra dakord që në nëntor të zhvillohet një mbledhje e përbashkët e dy qeverive.
LEXONI GJITHASHTU:
- Shqipëria e Kosova me sekretariat për koordinimin e marrëdhënieve dypalëshe
- Rama i cilëson manovra teatrale angazhimet e ushtrisë nga Serbia
- Kurti mohon të ketë informacione rreth një ndërhyrje të mundshme të KFOR-it në veri
- S’kam pasur asnjë komunikim me Vuçiç për reciprocitetin, thotë Rama
- Serbia s’do tolerojë dhunë ndaj serbëve të Kosovës, thotë Vuçiç
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta