Rama takon sekretarin e OKB: Nesër marrim presidencën e Këshillit të Sigurimit

31 Maj 2022 | 17:36

Kryeministri Edi Rama është sot i pranishëm në Nju Jork, pasi Shqipëria merr më 1 qershor presidencën e Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Rama zhvilloi një takim zyrtar me Sekretarin e Përgjithshëm të OKB-së, Antonio Guterres, për programin e përparësitë e presidencës shqiptare të Këshillit të Sigurisë së OKB-së.

Vitin e kaluar, Shqipëria u zgjodh anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurimit në Organizatën e Kombeve të Bashkuara për vitin 2022-2023. Në votim morën pjesë 190 shtete, ndërsa 175 prej tyre u shprehën pro Shqipërisë.

Këshilli i Sigurimit është ndër organet më të rëndësishme të Organizatës së Kombeve të Bashkuara, i cili ka si mision dhe detyrë parësore mirëmbajtjen e paqes dhe sigurisë në mes të kombeve.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ministri i Brendshëm Lamallari për Euronews Albania: Mund të shpallen persona të tjerë “Non Grata”

Në një intervistë për Euronews Albania, Ministri i Brendshëm, Besfort Lamallari, ka paralajmruar se mund të ketë persona të tjerë që mund të shpallen “Non...
14:17 | 27/06/2026

“Rama n’burg, Berisha n’burg”, Berisha komenton thirrjet ndaj tij në protestë: Janë mjeranë

Kryetari i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar ndaj thirrjeve që janë dëgjuar gjatë protestës 27-ditore në Bulevardin “Dëshmorët e Kombit”, ku protestuesit kanë hedhur...
12:55 | 27/06/2026

Rama shpërndan pamjet! Reagon për Banjat e Bënjës: Histeri digjitale dhe manipulim i realitetit

Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama ka reaguar këtë të shtunë për debatet dhe lajmet e shpërndara në rrjete sociale lidhur me gjendjen e Banjave Termale...
12:12 | 27/06/2026