“Rama të kujtonte sot Enverin”, Abilekaj debat me deputetin e PS
Gazetari Enton Abilekaj ishte këtë të martë i ftuar në “Now me Erla Mëhillin” në Euronews Albania ku ka komentuar mbledhjen e Partisë Socialiste të zhvilluar ditën e sotme.
Ai tha se nuk është dhënë asnjë garanci se reforma në drejtësi do të jetë e pavarur nga kryeministri Rama. Sipas Abilekaj deri më tani, Rama e ka treguar që mund ta përdorë drejtësinë njësoj siç bënte dikur diktatori Enver Hoxha i cili i godiste armiqtë e tij nëpërmjet ministrisë së brendshme dhe hetuesisë.
Duke debatuar me deputetin socialist Tonin Gogun, Abilekaj tha se deri më tani nuk ka asnjë rast të vetëm që drejtësia të ketë vepruar “pa pyetur Ramën”.
Pjesë nga debati në studio:
Enton Abilekaj: U bë vetingu pa konsensusin e opozitës, e mori Partia Socialiste të gjithë reformën në drejtësi dhe e bëri siç deshi vetë. Ne kemi gjyqtaren që paska qenë e dënuar në Greqi dhe e ka fshehur, nuk e ka deklaruar. Kjo gjyqtare del që është e shantazhueshme, sepse ajo ka dhënë vendimet kryesore, sidomos ato që lidhen me liderin e opozitës.
Pra ndaj dyshojmë nëse duan ta përdorin drejtësinë si kamxhik personal. Se mund ta përdor siç përdorte Enveri njëherë e një kohë Ministrinë e Brendshme dhe hetuesinë e dikurshme që për të eliminuar kundërshtarët ose ata që kishte inat përdorte hetuesinë, apo kemi një reformë në drejtësi që na shërben të gjithëve. Ka treguar ndonjëherë kjo drejtësia që mund të arrestojë pa lejen e Ramës? Deri tani jo.
Tonin Gogu: I ka arrestuar.
Enton Abilekaj: Asnjë rast nuk ka, i ka shkarkuar më para se të arrestoheshin.
LEXONI GJITHASHTU:
Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
Trump: Zgjidhja për luftën në Ukrainë është më afër nga sa mendojnë njerëzit
- 22:51 Rama publikon foto nga protesta dhe “Fan Zone”: Live nga kryeqyteti i Europës së Ballkanit
- 22:14 “Nuk ështe protestë, është lëvizje shoqërore”, Qiraxhi: Studentët u ngritën në ’90-ën, sistemi ra…
- 22:13 Polonia: Raketat Patriot për Ukrainën u dërguan me kërkesë të NATO-s dhe SHBA-së
- 22:10 Rekord abstenimi në Algjeri, qytetarët nuk dalin fare në votime
- 22:02 SHBA sekuestron mbi 600 dronë pranë stadiumeve të Kupës së Botës
- 22:02 Rubio: Vendim i drejtë nga FIFA për heqjen e pezullimit për Balogun