Rama thirrje OKB-së për njohjen e Kosovës: Kjo Asamble nuk do të jetë e plotë
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama gjatë fjalës së mbajtur në Asamblenë e Përgjithshme të OKB-së u ka bërë thirrje vendeve anëtare që të njohin pavarësinë e Kosovës.
“Kjo Asamble e madhe nuk është dhe nuk do të jetë e plotë pa një prej shteteve të rajonit tonë, Republikën e Kosovës”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë.
Rama tha se në 13 vite pavarësi të Kosovës, ajo i ka sjellë më shumë paqe dhe stabilitet rajonit të Ballkanit Perëndimor.
Shqipëria mbështet u shpreh kreu i qeverise shqiptare “si alternativë të vetme dialogun mes Kosovës dhe Serbisë, si e vetmja mundësi për të sjellë njohjen e ndërsjellë mes dy shteteve”.
“E them me bindje absolute, vetëm maturia, kurajoja dhe vizioni do ta lejojë më në fund Serbinë të heqë barrën e së shkuarës”, tha Rama.
Gjatë fjalës në Sesionin e 76-të të Asamblesë së OKB-së, Rama foli edhe për çështjen e integrimit të Shqipërisë në Bashkimin Evropian. Ai tha se Shqipëria është gati për të hapur negociatat
“Ne presim me padurim në konferencën e parë ndërqeveritare për të çelur negociatat me anëtarësimin. E dua ta përsëris Shqipëria ka kohë që është gati ajo pret që BE ta bëjë pjesën e saj”, deklaroi kryeministri i Shqipërisë.
Në cilësinë e kreut të qeverisë së një vendi që do të bëhet në fillim të vitit të ardhshëm anëtare e përkohshme e Këshillit të Sigurisë në OKB, Rama tha se Shqipëria do të ketë një agjendë kryesisht për të drejtat e njeriut.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta