Rama: Ujësjellësit vijojnë të prodhojnë borxhe, do bashkohen në shoqëri aksionere
Nga Kamza, kryeministri Edi Rama foli për investimet që po bëhen në ujësjellësit e vendit për furnizimin me ujë në masën 100%.
Sipas tij, shumë ndërmarrje sot po vazhdojnë të rrisin borxhet, dhe një pjesë e tyre do bashkohen.
“Reforma e ujit, e cila në letër është shumë e qartë ka nevojë për një shtytje të re përpara. Ndërmarrjet e ujësjellësit nuk mund të jenë ndërmarrje që mbahen me miell hua, dhe këtu flas për buxhetin e shtetit. Taksapaguesit e çdo bashkie nuk kanë asnjë kusur që të paguajnë për të mbajtur një ndërmarrje ujësjellësi. Nuk kemi pse kemi gjithë këto ndërmarrje që funksionojë veç e veç”, – tha Rama.
“Duhet të kemi aksionerë që funksionojnë së bashku brenda një ndërmarrjeje. Nuk ka pse të ketë ujësjellës edhe Kamza, edhe Kavaja, edhe Rrogozhina, mund të bashkohen dhe të gjithë se bashku janë aksionerë”, – shtoi kryeministri.
LEXONI GJITHASHTU:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta