Rama: Unë nuk kam vetëm plan B për BE, për çdo gjë tjetër jam te C-ja
Kryeministri Edi Rama, gjatë fjalimit të tij në mbledhjen për çështjen Balluku, pasi grupi parlamentar i PS rrëzoi kërkesën e SPAK për heqjen e imunitetit dhe arrestimin e Belinda Ballukut, foli mbi punët dhe projektet që ka realizuar Balluku gjatë ushtrimit të detyrës së saj si ministre e Infrastrukturës dhe Energjisë.
Gjatë fjalës së tij, Kryeministri Rama paralajmëroi ata që nuk po lënë gur pa lëvizur për të penguar projektin e Porto Romanos. Ai u shpreh se i kanë bërë llogaritë gabim dhe se projekti do të realizohet. Rama theksoi se nuk ka vetëm plan B për BE-në, ndërsa për çdo gjë tjetër është te C-ja.
“Një proces shumë i intensifikuar po ndodh me projektin e studios më të madhe në botë dhe me reputacionin më absolut për ndërtimin e infrastrukturës portuale, Royal Haskoning nga Holanda. Një garë e jashtëzakonshme me pjesëmarrje nga të gjitha anët, e monitoruar nga A-ja tek Zh-ja nga konsulenti Royal Haskoning, dhe armiqësi ndaj projektit. Nuk dua të flas më shumë, por një gjë do ta them këtu.
Ata që e luftojnë projektin, ata që nuk lënë gur pa lëvizur për ta bllokuar, ne e dimë kush janë, dhe i kanë bërë llogaritë gabim, sepse projekti do të bëhet. Unë nuk kam vetëm plan B për BE-në. Për çdo gjë tjetër jam te C-ja”, u shpreh Rama.
Hoxha pret parlamentarët francezë: Mbështetja e Francës, kyçe për perspektivën evropiane të Ballkanit Perëndimor
Rama: Bizneset shqiptare duhet të përgatiten për tregun e BE-së, po vjen një transformim i pandalshëm
Ulsi Manja i kërkoi PD-së të bashkojnë votat për t’i zgjatur mandatin SPAK, reagon Berisha
- 19:17 Reagime të ashpra ndaj FIFA-s, pse vendimi për Balogun cilësohet i paprecedentë
- 19:16 Fermerët protestë me traktorë dhe qumësht të derdhur para Ministrisë së Bujqësisë në Prishtinë: Mos na lini pa bukë
- 19:15 Rritet në 22 numri i viktimave nga sulmi rus ndaj Kievit
- 19:04 Samiti i NATO-s në Ankara, masa të shtuara sigurie në hotele
- 19:03 Trump: Irani duhet të zgjedhë mes marrëveshjes dhe pasojave
- 19:00 Presidenti turk pret shefin e NATO-s, në pritje të samitit në Ankara