Rama, Vuçiç dhe Zaev nënshkruajnë marrëveshje bashkëpunimi mes vendeve në nismën Open Balkan

29 Korrik 2021 | 13:12

Forumi Ekonomik për Bashkëpunim Rajonal në Shkup përmbyllet me nënshkrimin e një marrëveshje dhe dy memorandume bashkëpunimi mes Shqipërisë, Serbisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Rama, Vuçiç dhe Zaev në konferencën përmbyllëse të Forumit shpallën emrin e ri Open Balkan të nismës që synon heqjen e kufijve dhe burokracive mes vendet të Ballkanit Perëndimor, në përfitim të lëvizjes së mallrave, shërbimeve dhe kapitalit.

E njohur më herët si Mini-Shengeni Ballkanik, nisma ka nxitur debat mes vendeve të Ballkanit, ku Kosova, Mali i Zi dhe Bosnje-Hercegovina nuk janë angazhuar ende.

“Vendet tona po ecin në të njëjtin shteg, ndajmë të njëjtin vizion, vlerat europiane. Kjo nismë e Ballkanit të Hapur është platforma për të cilën ka nevojë rajoni” u shpreh në mbyllje të Forumit, kryeministri i RMV, Zoran Zaev.

Rama komentoi se kishin firmosur një marrëveshje “për të qenë bashkë në çdo rast” dhe shtoi se “ky është shpirti i kësaj nisme”.

Për presidentin serb, marrëveshjet e nënshkruara ishin të kënaqshme dhe mundësojnë udhëtimin Tiranë-Beograd pa pengesa.

“Së bashku mund t’i bëjmë gjërat pakrahasimisht më mirë se të vetëm,” deklaroi Vuçiç në ton përbashkues, ndërsa shtoi se rezultatet do të jenë më të dukshme në muajt në vijim.

Kosova, një çështje jashtë agjende

Deklaratat e Kosovës se nuk refuzon t’i bashkohet nismës, të cilën e quajti “Iniciativa e Novi Sadit” përbënë një temë jashtë agjende për Forumin, ku liderët u pyetën nga gazetarët për koment.

Kryeministri shqiptar në mbyllje të konferencës e ashpërsoi retorikën e tij kur deklaroi se:

“Më 1 janar të 2023 do të kemi mes vendeve tona zero sekonda pritje të kufi, të tjerët janë të mirëseardhur të vijnë dhe të na bashkëngjitjen. Nëse vijnë askush si pengon. Boll me këtë na ftuan, s’na ftuan. Ishin në Tiranë të gjashta vendet për të diskutuar dhe aty diferenca ishte e qartë disa duan, disa s’duan.”

E pyetur sot nga Euronews Albania, zyra e kryeministrit të Kosovës mohoi të ketë marrë ftesë zyrtare për Forumin.

Presidenti serb tha se “Kushdo që dëshiron të bëhet pjesë janë të mirëpritur”, mendim ky që e përforcoi dhe Zaev.

LEXONI GJITHASHTU:

Rama, Vuçiç dhe Zaev mblidhen për ekonominë e Ballkanit, asnjë ftesë për Kosovën, Bosnjën dhe Malin e Zi

Rama nxit fqinjët t’i bashkohen ‘Shengenit Ballkanik’, Kosova mohon të jetë ftuar zyrtarisht

Në 2023 nuk do të ketë kufij mes Shqipërisë-RMV-Serbisë, thotë Vuçiç

Rama nga Shkupi: Bashkimi rajonal na afron më shumë me BE

Zaev: Në Shkup po fryn sot një erë e re e bashkimit rajonal

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026