Rama zbret në Tiranë, nis prezantimin e drejtuesve politikë në çdo njësi

27 Mars 2026 | 20:21

Këtë të premte në mbrëmje, kryeministri Edi Rama zhvilloi një takim me strukturat e Partisë Socialiste në Njësinë Administrative Nr. 2 në Tiranë, në kuadër të riorganizimit politik në terren.

Në këtë aktivitet, Rama shoqërohej nga Sekretari i Përgjithshëm i PS-së, Blendi Klosi, i cili së fundmi është ngarkuar si drejtues politik për këtë njësi. Takimi pritet të shërbejë edhe për prezantimin e ekipit drejtues lokal, ku përfshihen gjithashtu Gent Gazheli, ministrja Delina Ibrahimaj dhe zëvendësministrja Olta Manjani.

Sipas burimeve të Euronews Albania, Rama do të vijojë prezantimet e drejtuesve dhe mbledhjet me asambletë e çdo njësie, duke qenë dhe vetë prezent.

Në vijim të axhendës politike, të shtunën më 28 mars, kreu i qeverisë do të mbledhë Grupin Parlamentar socialist në Pallatin e Brigadave, në një takim që do të nisë në orën 11:00. Diskutimet do të përqendrohen te organizimi i punës parlamentare në vijim dhe prioritetet kryesore, me theks të veçantë te integrimi i vendit në Bashkimin Europian.

Mbledhja do të hapet nga drejtuesi i grupit parlamentar, Taulant Balla, ndërsa më pas fjalën do ta marrë Edi Rama. Gjithashtu, janë parashikuar raportime nga disa zyrtarë të lartë, mes tyre drejtoresha e Agjencisë Shtetërore të Kadastrës, Lorena Goxhobelli, si dhe bashkëkryetari i Komisionit për Reformën Administrativo-Territoriale, Arbjan Mazniku.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

“Ju jam mirënjohës për dritën e shpresës”, Rama: Ajo protestë nuk është më e juaja, të dashur flamingo

Kryeministri Edi Rama reagoi lidhur me protestën e mbajtur një natë më parë në Tiranë në Tiranë, për të 34-tën ditëm me radhë. Përmes një...
15:09 | 05/07/2026

Rama: Dezinformim për Zvërnecin dhe Sazanin, nuk ka privatizim të tokës publike

Kryeministri Edi Rama ka reaguar ndaj debatit publik për investimet e parashikuara në zonën e Zvërnecit dhe ishullit të Sazanit, duke deklaruar se pretendimet për...
11:03 | 05/07/2026

“Arkivoli në protestë i papranueshëm!” Çipa: Simbolikat me vdekje janë të rrezikshme!

Aleksandër Çipa, gazetari i njohur, ka folur këtë të shtunë në emisionin Review me Greta Topjanën, në Euronews Albania, lidhur me protestën e ditës së...
22:27 | 04/07/2026