Ramazan me orë policore, myftiu i Korçës: Janë mundësitë për t’u respektuar masat anti-COVID

13 Prill 2021 | 12:36

Besimtarëve myslimanë do t’u duhet të përshtaten gjatë muaji të Ramazanit me rregullat dhe kufizimet anti-COVID. Myftiu i Korçës shprehet se ora policore e re i mundëson besimtarët për faljen edhe në orën 22:00 ndërkohë që mund të ketë vonesë rreth 30 minuta, nga dalja e besimtarëve nga xhamia drejt shtëpive të tyre.

“Duke llogaritur për sa mund të jetë pjesa e faljes, është e mjaftueshme për t’i kryer ritet, për t’i mbaruar edhe besimtarët të shkojnë në shtëpitë e tyre. Në 10-ditshin e fundit, ka ende kohë, nuk e dimë si do vazhdojë, mundet një gjysmë ore të interferojë deri nga momenti që dalin besimtarët nga xhamia për të shkuar në shtëpi, por deri atëherë do kemi kohë”, u shpreh Ledian Cikalleshi, myftiu i Korçës.

Myftiu pranoi vështirësinë në grumbullim e besimtarëve brenda në xhami, ndërkohë që shprehet se janë bërë këshillimet paraprake.

“Ka një vështirësi që shtohet për besimtarët, që është ardhja e sa më shumë besimtarëve dhe dëshira e tyre që të vijnë në xhami dhe kjo krijon disa vështirësi për pjesën e grumbullimit të besimtarëve. Megjithatë, ne kemi marrë masat, kemi sensibilizuar besimtarët, u kemi thënë që të mos bëhen përgjegjës transmetues për sëmundjet, jo vetëm për pjesën e pandemisë, por edhe çfarë mund të kenë, virozat e stinës. Kemi vendosur lajmërimet edhe në hyrje të xhamisë edhe nëpërmjet imamëve, duke u thënë se në qoftë se janë të sëmurë, janë me temperaturë, janë me kollë të mos paraqiten deri sa të shërohen”, thotë myftiu.

Imami i xhamisë shprehet se do t’u binden të gjitha rregullave të pandemisë dhe se lutjet mund të bëhen edhe nëpërmjet shtëpive të gjithsecilit.

“Ne do t’i bindemi Zotit brenda rregullave dhe ligjeve të Republikës së Shqipërisë. Kështu secili mund të falet në shtëpinë e tij, Zoti i pranon lutjen kudo t’i lutesh, jo vetëm nëpër xhami. Gjithmonë do t’i përmbahemi rregullave që qeveria shqiptare ka vendosur për pandeminë”, shprehet imami Redin Latollari.

Euronews Albania i uron çdo besimtari në Shqipëri, një agjërim sa më të lehtë e që besimi të jetësohet në vepra të mira, në dashuri e përkujdesje ndaj të gjithëve që na rrethojnë.

 

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026