Ramë Manaj: Pala shqiptare duhet të tregojë gatishmëri për të biseduar me Serbinë
Vijimi i dialogut mes Kosovës dhe Serbisë ka ngecur tek çështja e të pagjeturve të luftës, ndërsa kryeministri Albin Kurti paralajmëroi se aktualisht nuk do të pranojë të hapë tema të tjera diskutimi me palën serbe.
Ish-kryesuesi i Komisionit Qeveritar në Kosovë për të pagjeturit, Ramë Manaj tha se aktualisht nuk ka sinjale të qarta, që palët e përfshira në dialog po diskutojnë për të zhdukurit e luftës.
“Nuk duket gjë në horizont të diskutohet për çështjen e të zhdukurve. Çështjet e të pagjeturve është çështje humanitare. Sot janë mbi 1600 të zhdukur”, tha ai.
Ai tha se pala shqiptare duhet të tregojë gatishmërinë e saj të plotë për të diskutuar me Serbinë, por fillimisht duhet të punojnë me ndërmjetësit ndërkombëtarë, që t’i bindin për t’i mbështetur rreth kësaj çështjeje.
“Unë nuk di nëse do të ndodhë, por unë dua që çështja e parë dhe kryesore duhet të jetë çështja e të pagjeturve. Do duhej treguar vullnetin dhe gatishmërinë për të biseduar për të zbuluar fatin e njerëzve. Gatishmëria duhet nga pala shqiptar për të marrë mbështetje të ndërmjetësve ndërkombëtarë për të biseduar me Serbinë”, tha ai.
Sipas tij, nëse Serbia kërkon ta shohë çështjen e të zhdukurve si çështje politike, kjo për Kosovën është humanitare dhe duhet trajtohet si e tillë.
“Nëse për palën serbe pjesa e të zhdukurve është politike, për ne nuk mund të jetë politike, por është humanitare dhe duhet të trajtohet si e tillë”, shtoi ai.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta