Haradinaj kryeson listën e AAK-së në zgjedhje dhe zotohet për futjen e Kosovës në NATO
Kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Ramush Haradinaj ka deklaruar se nesër do të prezantojë listën me kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës.
Gjatë një konferencë për media, ish-kryeministri Haradinaj tha se do t’i prijë listës së AAK-së në zgjedhjet e 14 shkurtit, por do të jetë vetëm kandidat për president, post ky, i cili është synuar vazhdimisht prej tij.
“I pari i listës kam nderin të jem unë, pra vërtet është nder t’i prij një liste me kolegë e kolege të respektuar, me të arritura në shkencë e në jetë, njerëz me integritet që i kanë shërbyer qytetarëve të vendit, jam kandidat nga Aleanca për president të vendit, nuk kemi kandidat për kryeministër, pra nuk jam kandidat për kryeministër”, tha Haradinaj.
Përveç synimit të presidencës, Haradinaj tha se Aleanca do të kontribuojë edhe në Kuvend dhe qeveri.
“AAK do të kontribuojë në Parlament, në qeveri dhe me mua si president që të sigurojmë pavarësinë, sovranitetin, por edhe të mbështes reformat e nevojshme”, tha ai.
Haradinaj u shpreh se nëse ai zgjidhet në krye të presidencës, Kosova do të arrijë të anëtarësohet në NATO.
“Jam thellësisht i bindur, që në një mandat të ardhshëm mund ta ndihmoj vendin tim, Kosovën për anëtarësim në NATO”, tha Haradinaj, raporton Kosova Press.
Gjatë kësaj konference për media, i pari i AAK-së ka prezantuar disa kandidatë që janë për herë të parë pjesë e listës së kësaj partie për zgjedhjet e 14 shkurtit, duke thënë se AAK ka program që u përgjigjet sfidave dhe kandidatët i ka të përgatitur dhe me integritet.
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta