Raportet Shkup-Athinë, Dendias: Greqia mbështet anëtarësimin e RMV-së në BE
Raportet bilaterale mes Maqedonisë se Veriut dhe Greqisë janë përmirësuar në mënyrë të qëndrueshme që në momentin kur të dyja vendet arritën një marrëveshje për ndryshimin e emrit të vendit ballkanik. Gjatë vizitës së ministrit të Jashtëm grek, Nikos Dendias në Shkup, diplomati nënvizoi se Athina mbështet objektivin e shtetit fqinj për t’u bërë pjesë e BE.
Por zbatimi i plotë i marrëveshjes se 2019 është një parakusht jetik. Dendias tha se Shkupi ka ndërmarrë “hapa të rëndësishëm” nën këtë drejtim, por shtoi se “mbetet një terren i rëndësishëm për zbatimin korrekt të saj”.
Ministri i Jashtëm grek falënderoi Maqedoninë e Veriut që ishte krah Bashkimit Evropian në aspektin e ligjit ndërkombëtar, pasi Maqedonia e Veriut ka respektuar të gjitha deklaratat e BE-së për çështjen e shfrytëzimit të ujërave në Mesdhe.
Takimi mes dy homologëve u përqendrua në bashkëpunimin dypalësh në ekonomi, investime tregti, energji, transport dhe menaxhimin e pandemisë COVID-19.
Ministri i Jashtëm i Maqedonisë së Veriut, Bujar Osmani, theksoi se Marrëveshja e Prespës është baza e marrëdhënieve dypalëshe dhe arkitekturës së re ndërkombëtare.
“Është në interesin e vendit tonë, garanton perspektivën e shtetit dhe atë dypalëshe”, u shpreh Osmani në konferencën e përbashkët për mediat.
Si pjesë e marrëveshjes për ndryshimin e emrit, qeveria në Shkup zbatoi shumë ndryshime praktike, filloi lëshimin e pasaportave dhe kartave të identitetit me emrin Maqedonia e Veriut.
Por një pengesë e re është shfaqur për Maqedoninë së Veriut e cila dëshiron të anëtarësohet në BE. Fqinji i saj lindor Bullgaria, si Greqia, tashmë anëtare e BE-së, kundërshton anëtarësimin e vendit, duke pretenduar një mosmarrëveshje dypalëshe mbi historinë dhe identitetin kombëtar.
LEXONI GJITHASHTU:
- Integrimi i Shqipërisë dhe RMV-së në BE, komenton Albert Gajo dhe analisti Meziri
- Integrimi i RMV-së, analisti Musliu: Po të ishte për meritokraci, negociatat duhet të kishin filluar
Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta