Zamir Dedej: Cilësia e ujërave në plazhet shqiptare, e shkëlqyer. Nuk kemi asnjë vijë të kuqe
Agjencia Evropiane e Mjedisit publikoi raportin e vitit 2019 mbi cilësinë e ujërave të plazheve në vendet e Bashkimit Evropian ku vlerësimi ndahet në ujëra me cilësi të shkëlqyer, të mirë, të mjaftueshëm dhe të varfër apo të dëmshëm për shëndetin.
Teksa në Bashkimin Evropian, cilësia e shkëlqyer e ujërave është në një mesatare rreth 85%, në Shqipëri niveli është 60%, që e rendit vendin tonë të parafundit në listë, duke lënë pas vetëm Poloninë
Në një lidhje të drejtpërdrejtë me Euronews Albania, Zamir Dedej, drejtor i Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura (AKZM), tha se përkundër raportit të Agjencisë Evropiane, të dhënat e publikuara nga Agjencia Kombëtare e Mjedisit që është caktuar për monitorimin e ujërave të plazheve, tregojnë se këto të fundit në Shqipëri janë të shkëlqyera.
“Nuk e kam të qartë se nga e ka marrë agjencia evropiane këtë informacione, kam përpara tabelën e fundit të publikuar prej Agjencisë Kombëtarë e Mjedisit, që në bashkëpunim me Institutin e Shëndetit Publik kryejnë monitorimin e plazheve për dy elementë; për koliformën dhe esheria kolin.
Dhe me përjashtim të 2-3 pikave në Durrës dhe Vlorë, cilësia e ujërave shqiptare është e shkëlqyer”, tha z. Dedej.
Kreu i AKZM theksoi se raporti i vitit 2020, i sapopublikuar është akoma më inkurajues dhe kjo sipas tij falë një sërë impiantesh për pastrimin e ujërave të zeza që kanë pasur një impakt shumë pozitiv në ujërat e plazheve.
“Nuk e di burimin e të dhënave ku mbështetet raporti i Agjencisë. Zonat e porteve sigurisht që kanë ndotje, por ato nuk janë zona plazhi. Porti i Shëngjinit dhe ai i Durrësit janë më të mëdhenjtë që kemi, por janë të distancuar nga plazhet.
Të dhënat e Agjencisë Kombëtare të Mjedisit për plazhet 2020 sapo kanë dalë dhe konfirmojnë trendin e 2019-s, ku 96-98 për qind e ujërave kanë cilësi të shkëlqyer. Nëse raporti i agjencisë i referohet porteve, është tjetër gjë”, tha z. Dedej.
Sipas tij, në Shqipëri nuk ka plazhe me vijë të kuqe, ndryshe nga sa mund të thuhej vite më parë kur ujërat e zeza derdheshin në det.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta