Raporti i Bashkimit Europian: Kosova pak progres

7 Tetor 2020 | 06:09

Kryeministri i Kosovës pranoi zyrtarisht Raportin e BE-së nga shefi i kësaj zyre në Kosovë.

“Kosova ka pasur progres të kufizuar në reformat e lidhura me Bashkimin Evropian, kryesisht për shkak të situatës jo stabilizuar politike, me zgjedhje të jashtëzakonshme dhe ndërrim të dy qeverive brenda një viti, si dhe nevojës për përballje me pandeminë”,- thuhet në Raportin e Komisionit Evropian, që u miratua të martën pasdite në Bruksel.

Këtë raport, Kryeministrit të Kosovës Avdullah Hoti, ia dorëzoi personalisht shefi i Zyrës së BE-së në Prishtinë, Tomas Szunyog.

“Besoj kemi dhënë gjatë këtyre 4 muajve të qeverisjes evidencë të fuqishme se jemi partner kredibil për integrim evropian, edhe në regjion. Kemi tregu edhe guxim të marrim vendime jo populliste, por në interes  të vendit dhe aftësi për të vendosur rregull dhe për të shty përpara këto reforma”,- u shpreh Hoti.

Ndër pikat kritike të progresit të ulët në këtë raport, mbetet edhe lufta e Kosovës me krimin e organizuar dhe korrrupsionin, që kryeministri thotë së për 4 muaj ka bërë punë që disa qeveri me radhë në të kaluarën nuk kanë bërë.

“Krimi dhe korrupsioni mbeten problem në vete, por ju e keni dhe e them me kënaqësi që gjatë këtyre 4 muajve të qeverisjes është largu nga diskursi publik fjala korrupsion”,- tha kryeministri Hoti.

Kreu i Qeverisë së Kosovës tha se ndan shqetësimin e njëjtë me Komisionin Evropian për mediumin publik dhe për interferimet politike që bëhen në të.

Ndërsa shefi i Zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog përsëriti ato që janë shkruar në raport dhe tha se Kosova ka ende punë për të bërë, sidomos në luftimin e krimit të organizuar e korrupsionit, por edhe reformave në disa fusha.

 “Në fushën e sundimin e ligjit kemi parë progres në disa aspekte, në reformën juridike, por fatkeqësisht ka progres të limituar në luftën kundër krimit të organizuar dhe korrupsionit”,- u shpreh Szunyog

Në këtë Raport, nga Kosova kërkohet po ashtu që të vazhdojë angazhimin në dialog me Serbinë drejt arritjes së një marrëveshjeje gjithëpërfshirëse, e cila më pas do të mundësonte avancimin në rrugën evropiane.

Raporti konstaton gjithashtu se Kosova duhet  të dyfishojë përpjekjet në reformat e kërkuara, duke përfshirë edhe zbatimin e Marrëveshjes së Stabilizim-Asocimit, e cila ka hyrë në fuqi në vitin 2016.

Në fund Kryeministri i Kosovës tha se në ditët e ardhshme qeveria do të detajojë një plan veprimi që do të miratohet nga kabineti, për të adresuar rekomandimet e Raportit të BE-së.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026