Raporti i BE, Musliu: Maqedonia e Veriut e meriton konferencën e parë, nuk presim veto nga Bullgaria

7 Tetor 2020 | 07:43

Komisioni Evropian në raportin mbi progresin e Maqedonisë së Veriut konfirmon zbatimin e reformave, teksa pret mbajtjen sa më të shpejtë të konferencës ndërqeveritare të Këshillit Evropian së bashku me Shqipërinë, pasi të jetë miratuar korniza e negociatave nga Këshilli.

Sipas raportit, Maqedonia e Veriut, ka vijuar zbatimin e reformave që kanë të bëjnë me BE-në përgjatë periudhës së përpilimit të raportit. Janë bërë përpjekje për forcimin e demokracisë dhe sundimit të ligjit, përfshirë aktivizimin e kontrollit dhe balancimit dhe përmes debateve mbi çështjet ligjore.

Analisti nga Shkupi, Albert Musliu tha në një intervistë për Euronews Albania se raporti për RMV ishte i pritshëm dhe inkurajues.

Sipas tij, vërejtjet dhe instruksionet e BE në cilat fusha duhet përqendruar puna e qeverisë qëndrojnë.

“Mendoj se qeveria e ka merituar këtë raport që ka marrë. Reforma në administratë, madje reduktimi i saj është në nga çështjet e nënvijëzuar në raport. Nuk presim që gjithçka të shkojë 100 për qind mirë. Por është bërë një punë shumë e mirë në ligjin për prokurorinë publike, që hyri në fuqi më 1 qershor”, tha z. Musliu.

Ai tha se në këto kushte, RMV e meriton mbajtjen e konferencës së parë të anëtarësimit, edhe pse pritet qëndrimi i Bullgarisë, e cila megjithatë, siç tha z. Musliu, nuk besohet të vendosë veto ndaj Maqedonisë së Veriut.

“Nëse është sistemi sipas meritës, RMV duhet të mbajë konferencën e parë.

Presim nëse do të ketë ndonjë kundërshtim nga Bullgaria. Po nuk besoj se Bullgaria do ta vendosë veton ndaj RMV. Me Greqinë janë pastruar kundërshtimet, sidomos pas vizitës së fundit në Athinë të kryeministrit. RMV ka një mbështetje të madhe edhe nga Gjermania”, tha z. Musliu.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Rreth 90 serbë dëbohen nga aeroporti i Tivatit, policia malazeze i cilëson rrezik për sigurinë

Rreth 90 shtetas të Serbisë janë dëbuar nga aeroporti i Tivatit dhe u është ndaluar hyrja në Mal të Zi, pasi konsiderohen “rrezik për sigurinë”,...
19:15 | 03/06/2026

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

PZAP gjobit Vetëvendosjen me 5,100 euro për përfshirjen e një fëmije në fushatë zgjedhore

Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka aprovuar ankesat e paraqitura nga Lidhja Demokratike e Kosovës dhe Instituti i Kosovës për Drejtësi kundër Lëvizja...
16:11 | 03/06/2026