Raporti i DASH për Shqipërinë, mosndëshkimi i zyrtarëve dhe korrupsioni mbeten problem
Mosndëshkimi i zyrtarëve dhe korrupsioni vijojnë të mbeten problem serioz për Shqipërinë. Në raportin e Departamentit Amerikan të Shtetit për vitin 2020 thuhet se ndjekja penale, dhe veçanërisht dënimi i zyrtarëve që kryen abuzime ishin sporadike dhe jo të vazhdueshme.
Gjatë vitit 2020, thuhet në raport, Shqipëria u përball me disa çështje të rëndësishme të të drejtave të njeriut, si: pavarësia e gjyqësorit; kufizimet e shprehjes së lirë dhe shtypit; korrupsioni i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes dhe institucionet dhe moszbatimi i ligjeve për punën e të miturve.
Sipas të dhënave, korrupsioni është i përhapur në të gjitha degët e qeverisjes, dhe zyrtarët shpesh përfshiheshin në praktika korruptive pa u ndëshkuar. Tek shembujt përfshihet një kandidat për kryetar bashkie në vitin 2019 i dënuar më parë për trafik droge. Edhe pse Kushtetuta ka parashikuar një gjyqësor të pavarur, presioni politik dhe korrupsioni ka ndikuar edhe ne një gjykimin e drejtë.
Sipas DASH, citon ‘Zëri i Amerikës’, seancat gjyqësore nuk ishin të hapura për publikun. Gjatë vitit 2020 qeveria dhe grupet kriminale u përpoqën të ndikonin edhe tek media, duke ushtruar presion politik dhe ekonomik ose duke përdorur kërcënime dhe dhunë ndaj gazetarëve që u përpoqën të hetonin krimin dhe korrupsionin.
Raporti përmend ngjarjen e 8 dhjetorit në Tiranë, kur Policia e Shtetit vrau me armë zjarri Klodjan Rashën pasi ishte në shkelje të orës policore për COVID-19.
Mosndëshkimi për veprimet e jashtëligjshme të policisë, thuhet në raport, mbetet një problem, megjithëse qeveria bëri përpjekje më të mëdha për ta trajtuar atë.
Në raport thuhet se kushtet e këqija fizike dhe mungesa e kujdesit mjekësor, veçanërisht për shëndetin mendor, ishin probleme serioze, po ashtu edhe korrupsioni në burgje. Megjithëse kushtetuta parashikon një gjyqësor të pavarur, presioni politik, frikësimi, korrupsioni i përhapur dhe burimet e kufizuara ndonjëherë e penguan gjyqësorin të funksiononte në mënyrë të pavarur dhe efikase, thuhet në raport. Me tej citohet se Pronarët e bizneseve përdorën lirisht mediat e tyre për të fituar favore dhe për të promovuar interesat e tyre tek partitë politike.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta