Raporti i Google: Inteligjenca artificiale përdoret nga hakerët për sulme kibernetike
Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë jo vetëm për detyra të përditshme por edhe në fusha më të ndjeshme si siguria kibernetike.
Sipas një raporti të publikuar nga Google, për herë të parë janë zbuluar raste kur hakerët kanë përdorur inteligjencën artificiale për të “zero-day” që është një gabim sigurie i panjohur më parë nga zhvilluesit dhe për të cilin nuk ekziston ende një rregullim.
Ky lloj gabimi është veçanërisht i rrezikshëm, pasi mund t’u japë HAKERAVE mundësinë të hyjnë në sisteme pa u zbuluar.
Google bën të ditur se aktiviteti u zbulua në kohë nga sistemet e saj të sigurisë dhe sulmi u ndal përpara se të përdorej në shkallë të gjerë, duke shmangur pasoja të mundshme për përdoruesit dhe sistemet e prekura.
Raporti paralajmëron gjithashtu se grupe hakerësh të lidhura me Kina dhe Korea e Veriut po përdorin gjithnjë e më shumë inteligjencën artificiale për të kërkuar dobësi në sisteme dhe për të zhvilluar sulme më të sofistikuara.
Këto përfshijnë mashtrime të personalizuara me email dhe programe keqdashëse që mund të ndryshojnë vetë për të shmangur zbulimin nga sistemet e sigurisë.
Ekspertët e sigurisë kibernetike theksojnë se inteligjenca artificiale po kalon nga një mjet ndihmës në një aktor aktiv në fushën e sulmeve dixhitale, duke rritur njëkohësisht aftësitë e mbrojtjes, por edhe rrezikun e sulmeve gjithnjë e më të avancuara dhe të vështira për t’u zbuluar.
Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:37 Zgjidhet Kryetarja e re e Këshillit Kombëtar të PD-së, ja kush e zëvendëson Palokën
- 22:30 Bombardime ruse në Ukrainë, të paktën 6 të vrarë dhe rreth 50 të plagosur
- 22:28 Uashingtoni paralajmëron Teheranin: Nga marrëveshja bërthamore fitoni më shumë se nga tarifat në Hormuz
- 22:28 SHBA nënshkruan marrëveshjen për ambasadë të përhershme në Jerusalem
- 22:24 Irani: Çdo kërcënim do të marrë përgjigje të menjëhershme, Trump të frenojë aleatët e tij
- 22:24 Muça: Berisha i bëra listat e kryesisë me ata që ishin në protestë