Raporti i GRECO-s, rekomandimet kryesore të lidhura me SPAK-un
Grupi i Shteteve të Këshillit të Europës Kundër Korrupsionit jep 24 rekomandime për Shqipërinë për të luftuar korrupsionin.
Ky fenomen, sipas GRECO-s, mbetet në nivele të larta dhe mbizotëron në shumë fusha të jetës publike e biznesit duke sfiduar besimin e publikut në institucionet e shtetit.
Për këtë arsye një ndër rekomandimet kryesore lidhet me punën e SPAK-ut.
“Të përfundojë si një çështje me përparësi rekrutimi i stafit të prokurorisë dhe stafit teknik në Prokurorinë e Posaçme Kundër Korrupsionit. Anëtarëve të tij t’u ofrohen burime të përshtatshme njerëzore dhe teknike dhe prokurorët të marrin trajnim specializimi të lartë. Të vendoset në mënyrë efektive bashkëpunimi i duhur me Inspektoratin e Lartë të Deklarimit të Pasurive,” – thuhet në raport.
Mungesa e burimeve njerëzore, por edhe financiare, sipas GRECO-s po pengon edhe punën e Inspektoratit për të kryer verifikimin efikas të deklarimeve të pasurive të zyrtarëve të lartë.
Rekomandime të qarta ka edhe për qeverinë. GRECO i kërkon Këshillit të Ministrave të bëjë transparencë duke publikuar në internet emrat e këshilltarëve politikë shoqëruar me informacionin për punën e tyre kryesore dhe aktivitetet ndihmëse.
“Të përcaktohen rregulla të hollësishme se si personat me funksione të larta ekzekutive vendosin kontakte me lobistë dhe palë të tjera të treta që kërkojnë të ndikojnë në legjislacionin e shtetit dhe aktivitete të tjera dhe që të sigurohet transparencë e mjaftueshme për qëllimin e këtyre kontakteve identitetin e personit me të cilin janë vendosur kontaktet dhe çështje specifike të diskutuara”
Në raport thuhet se një Kod Etik Ministror u miratua në vitin 2013, por GRECO dyshon nëse zbatohet në praktikë, ndërsa çdo ministri duhet të kishte miratuar dhe zbatuar një Plan Integriteti, por kjo ende nuk ka ndodhur.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta