Raporti i GRECO: Shqipëria ka plotësuar 40% të masave antikorrupsion

4 Qershor 2020 | 10:42

Grupi i shteteve kundër korrupsionit (GRECO), organ vëzhgues i Këshillit të Evropës, publikoi raportin për vitin 2019 në lidhje me nivelin e zbatimit të masave kundër korrupsionit tek deputetët, gjyqtarët, prokurorët dhe zyrtarët e lartë të qeverive të 50 vendeve anëtare.

Në nivel të përgjithshëm, për raundin e katërt të vlerësimit, raporti tregon se 36% të rekomandimeve të Këshillit të Evropës për parandalimin e korrupsionit janë plotësuar tërësisht deri në fundin e vitit të kaluar.

Në raportin e ri autoritetet publike nxiten të jenë shembullore dhe transparente. Rekomandimet me nivelin më të ulët të përputhjes ishin ato në lidhje me deputetët (27%), ndërsa më të lartat në lidhje me gjyqtarët (37%), dhe prokurorët (46%).

Presidenti i GRECO-s Marin Mrcela shprehu shqetësimin e tij për përhapjen e akuzave për korrupsion ndaj zyrtarëve publikë në shumë vende.

“Nuk ka asnjë person, shtet apo institucion me imunitet ndaj korrupsionit. Politikanët, pavarësisht krahut politik, duhet të udhëheqin nëpërmjet shembullit që pritet prej tyre. Politikanët janë për t’i shërbyer, jo për ta sunduar popullin.” u shpreh Mrcela.

Sipas raportit, vendi ynë ka zbatuar plotësisht, deri në fund të vitit 2018, 40% të rekomandimeve, ndërsa 60% janë zbatuar pjesërisht.

Ndërsa masat anti-korrupsion për deputetët dhe prokurorët janë plotësuar me 60 dhe 50 përqind, pjesa e mbetur dhe 100 % e masave për gjyqtarët pjesërisht.

Por në krahasimin me tabelat e vendeve të tjera, Shqipëria në këtë kuadër nuk duket se renditet keq, sipër mesatares së vendeve anëtare dhe më mirë se disa vende të rajonit dhe të BE-së, ku sigurisht shkëlqejnë vetëm vendet nordike me 100% të masave të zbatuara.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026