Raporti i KE-së kritikon klimën politike, Edi Rama: S’e kam parë, flasim nesër
Korrespondenti i Euronews Albania në Bruksel, Ernest Bunguri siguroi raportin e Komisionit Evropian, i cili do të bëhet publik më vonë gjatë ditës, ku ndër të tjera Shqipëria ka shënuar progres të mirë në reformat kyçe. Gjykata Kushtetuese mbetet i vetmi kusht ende i paplotësuar për Konferencën e parë të anëtarësimit, sipas raportit.
Kryeministri Rama u pyet mbi raportin, ndërkohë shtoi se nuk ka dijeni për përmbajtjen e tyre. Ai tha se nesër në Tiranë do të vijë Komisioneri për Zgjerim, Oliver Varhley, dhe për këtë çështje do të flasin gjerësisht.
“Për sa i përket raportit të Komisionit Europian nuk e kam parë. Komisioneri vjen nesër. Flasim nesër”, tha Rama.
Në raport thuhet ndër të tjera se klima politike në Shqipëri mbetet problem pasi është tejet e polarizuar.
Kështu, pavarësisht përpjekjeve të bëra nga palët në tryezën e Këshillit Politik për të gjetur konsensus mbi Kodin Zgjedhor, kjo tentativë nuk u realizua dhe mazhoranca qeverisëse në bashkëpunim me një pjesë të opozitës parlamentare kaluan ndryshimet kushtetuese të Kodit Zgjedhor me 97 vota pro.
Ky hap u kritikua nga ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe ajo e Mbretërisë së Bashkuar, ndërsa vunë re se kjo u bë në formë të njëanshme dhe pa konsensusin e Këshillit Politik.
Lexoni gjithashtu:
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta