Raporti i KE-së, Senida Mesi: Vlerëson hapat e Shqipërisë
Zëvendëskryetarja e Komisionit të Integrimit Senida Mesi komentoi në Euronews Albania vlerësimet e bëra nga raporti i Komisionit Europian. Ajo tha se raporti vlerëson hapat dhe përpjekjet që po bën Shqipëria, pavarësisht se nuk janë plotësuar ende të gjitha kërkesat e BE-së.
“Është një raport, i cili vlerëson me bazë krahasimore se çfarë është lënë për t’u bërë dhe se çfarë është realizuar. Raporti vlerëson objektivat prioritare në rrugën europiane. Raporti vlerëson hapat pozitivë në realizimin e objektivave strategjikë. Ka një realizim të parakushteve për realizmin e konferencës ndërqeveritare. Secili nga shtetet tashmë ka rrugëtimin e saj në lidhje me realizimin e kushteve të dakordësuar me BE”, tha ajo.
Ajo u shpreh se mazhoranca beson dhe shpreson që të mbahet konferenca e parë ndërqeveritare, për të cilën shtoi se Shqipëria vijon të bëjë detyrat e caktuara nga ana e Bashkimit Europian. Sa i përket Kodit Zgjedhor, znj. Mesi u shpreh se raporti i Komisionit Europian ka vlerësuar amendimet që janë bërë, ndërkohë shtoi se ato janë në një linjë me rekomandimet e OSBE-ODIHR.
“Raporti vlerëson ecurinë e procesit të vettingut. Në lidhje me Kodin Zgjedhor, raporti vlerëson se amendimet që i bëmë ne kodit janë në linjë me rekomandimet me OSBE-ODIHR, por edhe në një linjë me marrëveshjen e 5 qershorit. Me 30 korrik në bëmë edhe amendimet në Kushtetutë”, tha Mesi.
Për znj. Mesi kalimi i ndryshimeve të Kodit Zgjedhor dje në Parlament nuk cenon rrugën evropiane të Shqipërisë.
“Në raport nuk flitet për pasoja në lidhje me procesin e integrimit. Raporti e thotë hapur, se në lidhje me ndryshimet në kodin elektoral, jemi në një linjë. E mira duhet të ishte të kishte një konsensus të gjerë me të gjitha palët, si brenda ashtu dhe me ato jashtë Kuvendit”, tha ajo.
Një pikë tjetër shqetësueses për Komisionin Europian lidhet me çështjen e pronave. Për këtë, zëvendëskryetarja e Komisionit Parlamentar të Integrimit, Senida Mesi u shpreh se qeveria po përgatit ligje me akte konkrete për t’i dhënë zgjidhje përfundimtare çështjes së pronave në Shqipëri.
Lexoni gjithashtu:
Prezantohet zyrtarisht raporti i KE për Shqipërinë, Varheyli thirrje për reformat
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta