Raporti i Komisionit Europian, Gjergji Vurmo: Komisioni Europian i bën fresk çdo qeverie

7 Tetor 2020 | 07:37

Eksperti i integrimit, Gjergji Vurmo foli për raportin e Komisionit Europian për të cilin u shpreh mjaft skeptik.

Së pari Vurmo e konsideroi pjesën e parë të raportit si makiavelist ndërkaq që pjesën e dytë të tij e cilëson si shumë të detajuar.

“Ka qenë një shqetësim i vazhdueshëm për ne si aktivistë të shoqërisë civile por dhe si analist dhe ekspert të çështjeve të integrimit në rajonin e Ballkanit Perëndimor, pikërisht kjo qasje e Komunitetit Europian në hartimin e raportit, sepse shumë shpesh kemi vënë re se gjetjet më problematike kanë humbur në morinë e faqeve dhe nuk kanë gjetur vendin e duhur tek seksioni kryesor”,- u shpreh eksperti i integrimit.

Ai ju referua specifikisht pjesës së të drejtës së shprehjes dhe pjesës së shoqërisë civile ku theksoi se për të dyja këto çështje në raport cilësohet se nuk ka pasur progres ndërkohë që në fakt do duhet të cilësohej si regres.

Eksperti përmendi rastet kur policia ka dhunuar lirinë e fjalës apo autoritetet kanë mbyllur portale, si zhvillime që ai ju referua si të paraportuara që në pjesën kryesore të raportit.

“Komisioni Europian nuk mund t’i trajtojë vendet anëtare si një grup budallenjsh të cilët nuk e dinë çfarë ndodh në rajonin e Ballkanit Perëndimor. Është komplet irracionale një qasje e tillë nga ana e Komisionit Europian sepse këto vende anëtare kanë një prezencë shumë të fuqishme në vendet tona”,- tha Gjergji Vurmo.

Në fjalën e tij eksperti i integrimit nënvizoi gjithashtu se raporti i Komisionit Europian është në limitet e qesharakes sa i përket përfundimit të tij lidhur me reformën zgjedhore.

“Pesë qershori përmbushi kushtin e reformës konsensuale sipas Komisionit. Po pesë tetori çfarë i bëri këtij kushti? Si ka mundësi që komisioni nuk e sheh impaktin e pesë tetorit?”,- theksoi Vurmo.

Ai u shpreh i shqetësuar teksa solli në vëmendje se nëse sot Komisioni Europian i bën fresk kësaj qeverie nesër do i bëjë fresk qeverisë tjetër dhe kjo dëmton qytetarët shqiptar.

Për aq kohë sa cilësia e jetesës nuk do të ndryshojë, konferenca e parë ndërqeveritare apo dhe realizimi i të dytës e hapja e negociatave, nuk përbën një ngjarje të rëndësishme për ekspertin.

Së fundmi Gjergji Vurmo tha se ishte skeptik se konferenca e parë ndërqeveritare mund të ndodhë brenda vitit jo vetëm për arsyet që ai vetë përmendi por edhe sepse në raport specifikoheshin një sërë kushtesh të paplotësuara.

 

Lexoni gjithashtu: 

Si ta lexojmë progres-raportin për Shqipërinë? Gazetari Ernest Bunguri shpjegon pikat kryesore

Raporti i KE-së kritikon klimën politike, Edi Rama: S’e kam parë, flasim nesër

Raporti i KE-së, Senida Mesi: Vlerëson hapat e Shqipërisë

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026