Raporti i Venecias, analisti Çipa: Dua të besoj që klasa politike ka konsumuar kapriçon për zhbërjen e standarteve

3 Dhjetor 2020 | 06:42

Në një intervistë për Euronews Albania, analisti Aleksandër Çipa tha se raporti i Venecias është opinioni më kritik i përcjellë ndonjëherë për interpretimin e ndryshimeve kushtetuese të realizuara nga Parlamenti shqiptar.

Sa i përket këtij raporti si mjet, për të rikthyer besimin që palët vendosën më 5 qershor, analisti tha se kjo duket të ishte një utopi.

  • Së pari, për shkak të pozicionit që palët politike kanë
  • Së dyti, për shkak të Presidentit të republikës, i cili edhe pse e ka vënë në lëvizje nevojën e artikulimit në një opinion të posaçëm prej Komisionit të Venecias, duket se nuk ka tagrin moral për të realizuar një tryezë bisedimesh që të parapri një disekuilibër elektoral

“Unë mendoj se opinioni i Venecias i referohet si mundësi e shpejtë ndërhyrje vetëm vullnetit politik të palëve dhe kryesisht aktorëve më të rëndësishëm politikë bërës dhe elektoral,” – u shpreh Çipa.

Sipas tij ajo që mund të ishte pozitive do ishte vullneti i shumicës që kryeson z. Rama, i cili të ndryshonte kryesisht qasjen e krijuar kryesisht në procesin zgjedhor të 30 qershorit kur u kryen zgjedhjet vendore në Shqipëri, të cilat, siç tha dhe analisti, rezultuan një precedent i pa ndodhur më parë në historinë elektorale të vendit.

Nëse Shqipëria nuk arrin standartet e parashikuara jo vetëm të legjislacionit shqiptar por edhe të raportit më të fundit vlerësues për zgjedhjet, me siguri notat ngative shtohen sa i përket shanseve për tu anëtarësuar.

“Unë dua të besoj që klasa politike ka konsumuar gjithë kapriçon e saj për zhbërjen e standarteve,” – u shpreh Çipa.

Përfshirja e kryetarëve të partive në më shumë se një zonë elektorale, është ajo që solli në vëmendje analisti, si një nga elementet kryesore të përmendura në raportin e Komisionit të Venecias.

Në qëndrimin e tij ky është një element që devijon atë që quhet e drejta individuale e përfaqësimit në një zonë elektorale.

Së fundmi ai theksoi se mendësia për të krijuar një proces zgjedhor me pretendimin e fitimit të mandatit të tretë është thelbi metodologjik i ndërhyrjeve të realizuara në Kushtetutë dhe se e gjithë kjo po ndodh edhe prej dobësisë së krahut opozitar.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026