Raporti: Irani goditi shumë më tepër baza amerikane sesa është raportuar

6 Maj 2026 | 20:28

Një analizë e publikuar nga Washington Post pretendon se Irani ka goditur shumë më tepër objektiva ushtarake amerikane në Lindjen e Mesme sesa është pranuar publikisht nga Shtetet e Bashkuara.

Sipas raportimit, sulmet iraniane kanë dëmtuar ose shkatërruar të paktën 228 struktura apo pajisje në baza ushtarake amerikane që nga nisja e luftës.

Analiza bazohet në imazhe satelitore të publikuara nga media të lidhura me shtetin iranian dhe të verifikuara nga gazeta amerikane përmes krahasimeve me sisteme të tjera satelitore.

Objektivat e goditura përfshijnë hangarë, kazerma, depo karburanti, avionë, sisteme radari, pajisje komunikimi dhe sisteme të mbrojtjes ajrore në baza amerikane në Kuvajt, Bahrein, Katar, Jordani, Arabinë Saudite dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Sipas Washington Post, më shumë se gjysma e dëmeve janë regjistruar në selinë e Flotës së Pestë amerikane në Bahrein dhe në bazat Camp Arifjan, Camp Buehring dhe Ali al-Salem në Kuvajt.

Raportimi thekson se shtatë ushtarakë amerikanë kanë humbur jetën në sulmet ndaj bazave në rajon dhe mbi 400 trupa kanë mbetur të plagosur deri në fund të muajit prill.

Ekspertët e cituar nga gazeta vlerësojnë se sulmet tregojnë një aftësi shumë më të lartë goditëse të Iranit sesa ishte menduar më parë, si dhe mangësi në mbrojtjen e bazave amerikane ndaj dronëve dhe raketave moderne.

“Iranianët goditën me saktësi. Nuk ka kratere të rastësishme që tregojnë goditje huq”, deklaroi Mark Cancian nga Qendra për Studime Strategjike dhe Ndërkombëtare.

Raportimi shton se disa baza janë konsideruar tashmë tepër të rrezikshme për t’u operuar normalisht dhe se pjesë të personelit amerikan janë zhvendosur jashtë rrezes së sulmeve iraniane.

Sipas burimeve të cituara nga gazeta, disa prej bazave të dëmtuara mund të mos përdoren më kurrë në të njëjtin nivel nga forcat amerikane në rajon.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

SHBA rifillon bllokadën detare ndaj porteve iraniane, hyn në fuqi urdhri i Trump

Bllokada detare e ushtrisë amerikane ndaj anijeve që shkojnë dhe vijnë nga portet iraniane rifilloi në afatin e fundit në orën 4 pasdite sipas kohës...
22:21 | 14/07/2026

Zyrtari iranian: Nuk kemi asnjë detyrim për marrëveshje me SHBA-në

Zëvendësministri i Jashtëm i Iranit, Kazem Gharibabadi tha të martën se Teherani “nuk ka detyrime” ndaj marrëveshjes 14-pikëshe me SHBA-në që u arrit muajin e kaluar. “Thelbi...
22:18 | 14/07/2026

Numri i të vdekurve nga tërmetet në Venezuelë rritet në 4,734

Numri i të vdekurve nga tërmetet e njëpasnjëshme të muajit të kaluar në Venezuelë u rrit në 4,734, tha të martën Presidenti i Asamblesë Kombëtare...
21:44 | 14/07/2026