Masat kufizuese të COVID-19 goditën ndjeshëm kulturën gjatë marsit
Masat kufizuese për COVID-19 kanë dhënë ndikim të ndjeshëm për 3-mujorin e parë të vitit 2020. Kjo pasi ka pasur një rënie të ndjeshme të numrit të spektatorëve në institucionet e artit dhe kulturës dhe objektet e trashëgimisë kulturore. Trendi në rënie në krahasim me të njëjtën periudhë të një viti më parë është vërejtur edhe tek institucionet e trashëgimisë kulturore.
Të dhënat janë publikuar në një raport të Institutit Kombëtar të Statistikave, ku sa i takon institucioneve të kulturës dhe artit. Në tremujorin e parë 2020, Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka numrin më të lartë të spektatorëve, me 13.146 të tillë, 41,2 % të spektatorëve gjithsej. Por, krahasuar me një vit më parë ka një ulje me gati 10 mijë spektatorë.
Teatri Kombëtar i Operas, Baletit dhe Ansamblit Popullor është në vend të dytë me 6.990 spektatorë, 21,9 % të spektatorëve gjithsej., kurse një vit më parë ishte institucioni kulturor me më shumë spektatorë, me gati 19 mijë. Por, kjo duket se vjen kryesisht për shkak të numrit të ulët të shfaqjeve pasi për mesatare qëndron në krye.
Lidhur me vizitorët në objektet e trashëgimisë kulturore vihet re një rënie me gati tre herë. Nga gati 26 mijë vizitorë në muzetë e vendit në 3-mujorin e parë të 2019, për 2020 kemi vetëm rreth 9 mijë vizitorë. I njëjti trend rënie, por pak sa më e lehtë, vihet re dhe në kalatë dhe parqet natyrore.
Në total, numri i vizitorëve në institucionet e trashëgimisë kulturore, në tremujorin e parë 2020 është 31.457 vizitorë, 25.917 janë vizitorë vendas dhe 5.540 janë vizitorë të huaj nga 64 mijë që ishin për të njëjtën periudhë të një viti më parë. Vihet re se vizitorët e huaj preferojnë më shumë parqet dhe muzitë kurse vizitorët vendas preferuar muzetë më shumë.
Në kala e monumente të tjera, numri i vizitorëve gjithsej është më i lartë, ndjekur më pas nga parqet arkeologjike, përkatësisht 37,5 % dhe 32,7 % ndaj totalit të vizitorëve. Në tremujorin e parë 2020, vizitorët e huaj kanë preferuar më shumë muzetë, ndjekur më pas nga kalatë e monumente të tjera, përkatësisht 45,0 % dhe 37,1 % të huaj ndaj totalit të vizitorëve.
Sa i takon vizitave në Bibliotekën Kombëtare, në tremujorin e parë 2020 nuk ka pasur ndonjë rënie të ndjeshme të frekuentimeve pasi nga 30 mijë një vit më parë, për 2020 kemi pasur mbi 26 mijë.
I gjithë trendi në rënie vjen për shkak se më 9 mars 2020, qeveria vendosi masa kufizuese për lëvizjen e qytetarëve dhe automjeteve për shkak të pandemisë së COVID-19. E gjithë kjo rënie, e cila parashikohet se do të vijojë edhe në muajt e ardhshëm do të sjellë më pak të ardhura për institucionet e artit, kulturës dhe trashëgimisë.
Kolona zanore e filmit “Odisea” nga Nolan u frymëzua nga polifonia shqiptare! Kompozitori regjistroi barinjtë e Jugut në orën 4 të mëngjesit
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
- 14:15 Aksident në aksin Pogradec-Korçë, plagosen dy persona (VIDEO)
- 14:02 Kina: Do të marrim masa për shtetëzimin e British Steel nga Mbretëria e Bashkuar
- 13:52 Më shumë se 100 shtëpi të shkatërruara nga zjarri masiv në Norvegji
- 13:43 SHBA përforcon flotën e avionëve që furnizohen me karburant në Izrael
- 13:32 Urdhrat e vonuara dhe konfuzioni ngadalësuan reagimin e ushtrisë venezueliane ndaj tërmeteve
- 13:18 Mbi 5,000 të vdekur nga tërmetet në Venezuelë, FMN shpërndan 346 milionë fonde për rindërtim