Raporti mbi kriminalitetin, Çela kërkon të shtohet në Kodin Penal “pasurimi i paligjshëm”
Në raportin vjetor të dorëzuar në Kuvend mbi gjendjen e kriminalitetit, kryeprokurori Olsian Çela kërkon të shtohet në kodin penal vepra penale e “pasurimit të paligjshëm”.
Një tjetër shqetësim që ngre kryeprokurori është edhe “boshatisja” e organit të akuzës nga procesi i Vetingut.
Prokuroria e Përgjithshme konstaton se gjatë vitit 2020, 80% e hetimeve për pastrim parash janë pushuar, ndërsa vetëm 20% e personave të marrë të pandehur u dërguan për gjykim.
Nisur nga ky evidentim, por edhe një analizë të detajuar për këtë grup veprash penale, kryeprokurori Olsian Çela i kërkon parlamentit të shtohet në kodin penal një nen për “pasurimin e paligjshëm”, që do të prekë drejtpërdrejt asetet pasurore.
Në këtë drejtim në raport evidentohet se, prokuroritë kanë akses të kufizuar në të dhënat e Agjencisë Shtetërorët të Kadastrës, duke penguar prokurorët dhe jo vetëm, për hetimin e pasurive apo aseteve të dyshuara.
Çela ngre “alarmin” për mungesë prokurorësh ose boshatisjen e prokurorive, sikurse shprehet ai, nga procesi i Vettingut, duke sugjeruar shtimin e oficerëve të policisë gjyqësore derisa të kapërcehet sipas tij situata kritike.
Për këtë Çela kërkon edhe miratimin e hartës së re gjyqësore ndërsa nga analizimi në tërësi I veprave penale për vitin 2020, rezulton se krimi më i zakonshëm është vjedhja e pasurisë. Çela është ndalur edhe tek Sigurimi i pavarësisë së prokurorëve për të cilën thotë se është një arritje e madhe, e cila nuk duhet të cenohet në asnjë mënyrë, por ka nevojë për ndërhyrje të tjera ligjore.
Për këtë ai vlerëson si të domosdoshme përfshirjen e Prokurorit të Përgjithshëm në procesin e caktimit, pezullimit apo shkarkimit të drejtuesve të prokurorisë, si dhe pajisjen e tij me instrumente ligjorë të nevojshëm për të ndërhyrë në mënyrë efikase, në veprimtarinë organizative të zyrave të prokurorive, në raste të ngutshme.
Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta