Raporti: Sulmet izraelite në Gaza vrasin mbi 16,500 fëmijë që në nisje të ofensivës

22 Maj 2025 | 11:32

Më shumë se 16,500 fëmijë dhe adoleshentë palestinezë janë vrarë që nga fillimi i ofensivës izraelite në Rripin e Gazës në tetor 2023, njoftoi të enjten Ministria e Shëndetësisë në Gaza. Këto shifra përfshijnë viktimat nga bombardimet dhe pasojat e krizës humanitare në enklavën e rrethuar.

Sipas të dhënave zyrtare, kanë humbur jetën si pasojë e konfliktit

  • 916 foshnje nën një vjeç

  • 4,365 fëmijë nga një deri në pesë vjeç

  • 6,101 fëmijë nga gjashtë deri në 12 vjeç

  • 5,124 adoleshentë nën 17 vjeç

Ministria deklaroi se këto nuk janë “shifra të thata”, por tregues të përmasave të një katastrofe të thellë humanitare. “Bëhet fjalë për një brez që duhej të mbrohej, por që është bërë viktimë e një fushate të pamëshirshme bombardimesh,” thuhet në deklaratë.

Autoritetet shëndetësore i bënë thirrje bashkësisë ndërkombëtare dhe organizatave humanitare që të marrin përgjegjësi ligjore dhe morale për situatën në Gaza, të ndërmarrin veprime të menjëhershme për t’i dhënë fund luftës dhe të kërkojnë përgjegjësi për krimet ndaj civilëve.

Operacioni ushtarak izraelit, i nisur në tetor pas sulmit të Hamasit më 7 tetor 2023, ka çuar në një krizë të paprecedentë humanitare në Gaza, me qindra mijëra të zhvendosur dhe një sistem shëndetësor në kolaps.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026