Raporti vjetor i SPAK, 1175 persona janë përgjuar në 2020, 69 letër-porosi nga partnerët e BE

12 Prill 2021 | 11:03

Prokuroria e Posaçme kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar, përveç hetimeve që kryen ndaj grupeve kriminale apo ndaj zyrtarëve të korruptuar, ka një bashkëpunim të ngushtë mes partnerët e saj të vendeve të Bashkimit Europian.

Gjatë një viti në SPAK, kanë mbërritur plot 69 letër-porosi, ku është kërkuar informacion për grupe kriminale shqiptare apo persona me rrezikshmëri që e ushtrojnë aktivitetin e tyre jashtë vendit. Kërkesat e mbërritura nga SPAK, nga autoritetet e huaja janë për trafik droge në kuadër të grupit kriminal, organizimi dhe drejtimi i organizatës kriminale. Për këto vepra penale autoritetet e huaja kanë dërguar në SPAK 31 kërkesa, ku kërkohet informacion për personat e përfshirë në aktivitet kriminal.

Trembëdhjetë kërkesa, ku i kërkohet informacion Prokurorisë së Posaçme kanë të bëjnë pastrim të produkteve të veprës penale, të shoqëruar me trafikim të narkotikëve. Tetë kërkesa kanë mbërritur në SPAK për trafikim te qenieve njerëzore. Gjithashtu, në SPAK kanë mbërritur edhe 4 kërkesa ku kërkohet informacion për persona që dyshohet se janë të përfshirë në aktivitete terroriste.

Ndërkohë, SPAK prej disa muajsh ka instaluar pranë mjediseve të saj edhe pajisjet për përgjimin dhe transkriptimin e komunikimeve elektronike.

Në raportin e dorëzuar në Kuvend për vitin 2020 SPAK informon se janë përgjuar 1175 persona

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026