Raportime për luftime teksa hyn në fuqi armëpushim i vendosur nga Rusia

6 Janar 2023 | 14:41

Armëpushimi i shpallur nga Kremlini në Ukrainë, për Krishtlindjen Ortodokse, hyri në fuqi më 6 janar, por është e paqartë nëse ndonjëra palë do t’i përmbahet, pasi Kievi dhe disa qeveri perëndimore – përfshirë Qeverinë amerikane – e quajtën armëpushimin si pretekst të Rusisë për t’u rigrupuar, pas ngecjeve që ka pësuar në fushëbetejë gjatë javëve të fundit.

Televizioni rus tha se armëpushimi hyri në fuqi në mesditë, me kohën lokale të Moskës, dhe do të zbatohet “përgjatë gjithë vijës së kontaktit” në Ukrainë.

Por, zyrtarët ukrainas në Kramatorsk raportuan për bombardime dhe agjencia shtetërore e lajmeve ruse, TASS, tha se forcat ruse kanë granatuar Donjeckun “pikërisht në mesditë”.

Ndërkaq, Ukrinform raportoi se pothuajse një orë pas nisjes së armëpushimit janë lëshuar në mbarë vendin sirenat paralajmëruese për sulme ajrore.

Asnjë nga këto raportime nuk ka mundur të verifikohet në mënyrë të pavarur.

Presidenti rus, Vladimir Putin, shpalli armëpushimin dhe tha se do të hyjë në fuqi në orën 09:00 të 6 janarit, sipas kohës lokale, dhe do të jetë në fuqi deri në mesnatën e 7 janarit. Por, homologu i tij ukrainas, Volodymyr Zelensky, hodhi poshtë këto thirrje, duke thënë se Rusia do ta përdorte këtë kohë për të përmirësuar pozicionin e saj në fushëbetejë.

LEXONI GJITHASHTU: 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Inteligjenca artificiale në shëndetësi, OBSH: Mungesa e rregullave rrezikon pacientët

Inteligjenca artificiale po përdoret gjithnjë e më shumë në spitalet europiane, nga diagnostikimi i sëmundjeve deri te përmirësimi i organizimit të punës, por mungesa e...
22:27 | 16/07/2026

Kina kërkon një qasje të re për zhvillimin global: OKB-ja të ketë rol më të fortë në koordinimin ndërkombëtar

Grupi i Miqve të Iniciativës Globale për Zhvillim (GDI) i bëri thirrje bashkësisë ndërkombëtare të mbështesë rolin qendror koordinues të Kombeve të Bashkuara (OKB) në...
22:19 | 16/07/2026

“Po përpiqen të pengojnë marrëveshjen me Iranin”, JD Vance akuzon zyrtarë izraelitë

Zëvendëspresidenti i Shteteve të Bashkuara, JD Vance, ka bërë akuza ndaj disa anëtarëve të qeverisë izraelite, duke i akuzuar ata se kanë tentuar të ndikojnë...
22:18 | 16/07/2026