​Raportuesja për Kosovën në PE shprehet skeptike për dialogun në Uashington

19 Qershor 2020 | 12:50

Raportuesja për Kosovën në Parlamentin Evropian, Viola von Cramon-Taubadel ka shfaqur hezitime për takimin mes Kosovës dhe Serbisë në Uashington. Ajo tha se nuk pritet të ketë marrëveshje përfundimtare në takimin e 27 qershorit në Shtëpinë e Bardhë.

Eurodeputetja pohoi se Kosova po instrumentalizohet për fushatën presidenciale të presidentit Trump për të arritur publicitet për çështje elektorale.

Këto komente, raportuesja për Kosovën i ka bërë ditën e sotme në forumin parlamentar të procesit për bashkëpunim mes shteteve të Evropës Juglindore.

“Mesa duket nuk ka të bëj me ndonjë marrëveshje të madhe, përfundimtare. Të njohjes përfundimtare të dyanshme. Por më shumë ka të bëj me marrëveshje ekonomike. Mirëpo kjo duket që dy vendet, e në veçanti Kosova do të instrumentalizohet për kampanjën (fushatën) presidenciale të presidentit Trump. Është shumë me rëndësi që për të bëhet një lloj publiciteti për çështje elektorale. Ka pasur më parë çështje që janë realizuar nga Grenelli, çështja me vijën ajrore, hekurudhave, mirëpo ende nuk shohim diçka konkrete. Duhet të jemi shumë të kujdesshëm se nga do të shkojë dialogu”, u shpreh ajo, raporton Kosova Press. 

Raportuesja e Parlamentit Evropian për Kosovën shtoi se ndjehet e turpëruar nga disa shtete të BE-së, të cilat shfaqin hezitim për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosvës.

Ajo shpreson që në presidencën e Gjermanisë t’u jepet drita e gjelbër kosovarëve për liberalizim të vizave.

“Është për të ardhur keq ajo çfarë ka ndodhur me liberalizimin e vizave. Kam lobuar vetë për këtë çështje, ndihem e turpëruar. Në disa prej kryeqyteve ka shumë hezitim e thonë se s’janë përmbushur kriteret. Por ka më shumë çështje të reputacionit, krimit të organizuar në Kosovë. Në një farë forme nuk ka informacion të plotë për situatën. Nuk është çështje teknike, nuk ka një arsye të qartë pse ende mos të largohen vizat. Shpresoj që në presidencën e Gjermanisë t’u jepet drita e gjelbër kosovarëve për liberalizim të vizave”, tha ajo. 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian

Ish-presidentja e Kosovës, Vjosa Osmani këtë të mërkurë është takuar me Presidentin e Këshillit Evropian, Antonio Costa në kuadër të vizitës së tij në Prishtinë....
16:28 | 03/06/2026

Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti ka zhvilluar këtë të mërkurë një takim me presidentin e Këshillit Europian, Antonio Costa. Zyra e Kurtit ka zbuluar detaje...
15:30 | 03/06/2026

Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës

Ushtruesja e detyrës së presidentit të Kosovës, Albulena Haxhiu, tha se rruga e vendit drejt Bashkimit Evropian është interes strategjik shtetëror. Këto deklarata ajo i...
13:38 | 03/06/2026