Rastet e prostatës në rritje, mjeku: Simptomat e sëmundjes më agresive pas COVID-it

2 Dhjetor 2022 | 15:58

Kanceri i prostatës është shkaktari i dytë i vdekjeve te meshkujt, pas atij të mushkërive.

Mjeku urolog, Bilbil Hoxha tregon se cilat janë simptomat të cilat nuk duhen neglizhuar.

“Vështirësi në aktin e urinimit, urinime të shpeshta sidomos natën dhe sigurisht me ndryshimin e stadeve të kësaj sëmundje fillojnë edhe shqetësime kryesisht dhimbje të mesit, pasi dihet që kanceri i prostatës në organin e parë më të ndjeshëm për ta kapur janë kockat”, tha ai.

Mosha më e riskuar është ajo mbi 50 vjeç. Zbulimi dhe trajtimi i hershëm janë vendimtarë në shpëtimin e jetës.

“Meshkujt që mbushin moshën 50 vjeç së pari duhet të bëjnë kontrolle. Së dyti në momentin që bëjnë kontrolle kryesisht tek mjeku i familjes dhe më pas sipas klinikës referohen tek mjekut e specialitetit që jemi ne urologët dhe ne i referojmë për një analizë të thjeshtë që është PSA. Një analizë gjaku që na jep informacion me sëmundjet e prostatës”, theksoi mjeku.

Pandemia COVID-19 rriti rastet me stade të avancuara të të prekurve me kancer.

“Ajo që shohim në punën tonë të përditeshme është që simptomatologjia apo klinika e të gjitha sëmundjeve është përkeqësuar post COVID-it. Na vijnë raste goxha më agresive në klinikë sesa më përpara”, u shpreh Hoxha.

Mjeku urolog këshillon kontrolle të vazhdueshme të qytetarëve dhe mbështetje financiare nga Ministria e Shëndetësisë.

“Apeli është kontrolle periodike vjetore tek mjeku i familjes dhe sigurish edhe një apel për strukturat që ofrojnë mbështetje financiare në të mirë të shëndetit të popullatës”, deklaroi ai.

Disa studime tregojnë se mund të ketë një lidhje midis stilit të jetesës, dietës apo obezitetit dhe shtimit të rasteve me kancer të prostatës. Por mosha, historia familjare mbeten faktorët kryesorë të rrezikut.

LEXONI GJITHASHTU

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026