Raundi i dytë do të jetë vendimtar për zgjedhjet në Francë, sipas analistëve
Është e pamundur të dihet me siguri se kush do të udhëheqë raundin e parë të zgjedhjeve presidenciale të Francës, që mbahen ditën e diel.
Kështu shprehen analistët francezë kur mungojnë tre ditë nga votimi. Frederik Dabi, nga kompania e sondazheve IFOP, thotë se ekziston një dinamizëm në favor të Marine Le Pen, e cila mund t’ia kalojë presidentit Emanuel Makron në raundin e parë.
Aktualisht, Makroni udhëheq në sondazhe, por fillimi me vonesë i fushatës së tij modeste ka bërë që në garë të futen edhe kandidatë të tjerë.
“Ka një dinamizëm në favor të Marine Le Pen, që do të thotë se hendeku është ngushtuar. Të mërkurën ishte 3.5 pikë, me 27% të votave për Makronin dhe 23.5% për Le Pen. Është një kuotë shumë e lartë, më e lartë se ajo e vitit 2017, duke marrë parasysh edhe faktin se atëherë kandidati tjetër ekstremist, Erik Zemur nuk garonte. Ndaj nuk e dimë se kush do të kryesojë raundin e parë, pavarësisht se Makroni udhëheq”, tha Frederic Dabi, drejtor i kompanisë së sondazheve IFOP.
Një kandidat i tretë, Jean Luk Melenkon i së majtës ekstreme, ndodhet në sondazhe fare pak pikë larg Le Pen dhe mund të rezultojë një surprizë në procesin elektoral.
Ndërkohë, një nivel i konsideruar i lartë abstenimi ka bërë që të rriten pasiguritë. Në këto kushte vendimtar pritet të jetë raundi i dytë i zgjedhjeve.
Parashikimet për zgjedhjet presidenciale në Francë sa vjen e bëhen më të vështira. Sondazhet e fundit flasin për një revansh të lideres së ekstremit të djathtë Marine Le Pen, e cila ndodhet 3.5 pikë larg presidentit Emanuel Makron. Në këto kushte, vendimtar pritet të jetë raundi i dytë i zgjedhjeve.
LEXONI GJITHASHTU:
Lëkundje të forta tërmeti në orët e para të mëngjesit në Turqi, sa ishte magnituda
Regjistër publik për autorët e dhunës në familje, Irlanda miraton legjislacionin
Franca dhe Gjermania zgjerojnë partneritetin mbrojtës, ndërsa Evropa kërkon më shumë autonomi ushtarake
- 11:50 Ministrat izraelitë zbulojnë planet për vendbanime të reja të paligjshme në Gaza dhe Bregun Perëndimor
- 11:40 I shpallur në kërkim ndërkombëtar nga Spanja, arrestohet në Malësinë e Madhe 39-vjeçari (EMRI)
- 11:33 “Malvinas janë argjentinas”, Shtëpia e Bardhë në mbrojtje të Argjentinës për banderolën për Ishujt Falkland
- 11:18 Insektet po dëmtojnë të mbjellat, nis spërkatja me dron për të “shpëtuar” punën e fermerëve në Maliq
- 11:05 Mbi 40 gradë celsius, korriku mbyllet me ditë të nxehta e temperatura ekstreme
- 10:57 Irani: Disa raketa amerikane goditën pompat e ujit të shkripëzimit në Bonji, 20 fshatra pa ujë