Raundi i tretë i COVAX, për muajit prill-qershor Shqipëria siguron 23.400 doza Pfizer, Kosova 100.620

13 Prill 2021 | 08:03

Mesazhi në këto kohë pandemie është i qartë; askush nuk është i sigurt derisa të gjithë të jenë të sigurt. Por çekuilibri global në shpërndarjen e vaksinave COVID-19 po kërcënon luftën kundër pandemisë.

Nisma COVAX po përpiqet të adresojë këto pabarazi. COVAX ka shpërndarë gati 38.4 milionë doza vaksinash në 102 vende, në gjashtë kontinente dhe synon të japë më shumë se 2 miliardë këtë vit, por është përballur me probleme, sikundër dozat e ‘AstraZeneca’, e cila është shtylla kryesore e këtij programi.

COVAX ka bërë me dije edhe raundin e tretë të shpërndarjes së vaksinave për muajit prill-qershor 2021. Gjatë kësaj faze do të shpërndahen doza të vaksinës ‘Pfizer’.

Sipas të dhënave nga COVAX, Shqipëria pritet që në muajt prill-qershor të marrë 23.400 doza të Pfizer, ndërsa në raundin e parë, që përfshin muajit shkurt-maj sigurohen 120 mijë doza të ‘Astrazeneca’.

Kosova, ku ritmet e vaksinimit vijojnë të jenë të ulëta, deri në fund të qershorit nga sistemi COVAX do të sigurojë 100.620 vaksina ‘Pfizer’.

Në listën e publikuar bëhet e ditur se në rundin e dytë të shpërndarjes nga COVAX, Kosova siguron  në total 100.800 vaksina ‘AstraZeneca’. Marrë parasysh 24.000 dozat fillestare, Kosova do të marrë edhe 76.800 vaksina ‘AstraZeneca’ deri në fund të muajit të ardhshëm.

Në raundin e tretë, edhe Maqedonia e Veriut e cila po përballet më një situatë të vështirë nga pandemia, do të sigurojë të njëjtën sasi sa Kosova, 100,620 vaksina.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026