Re të zeza mbi Hollywood, aktorët paralajmërojnë hyrjen në grevë

13 Korrik 2023 | 16:02

Dhjetëra mijëra aktorë të Hollivudit po përgatiten të hyjnë në grevë pasi bisedimet mes sindikatave të tyre dhe gjigantëve të transmetimit dështoi.

Grupi i Aktorëve të Ekranit ka rënë dakord për shtyrjen e bisedimeve me studiot e mëdha kinematografike, por sindikata nuk ka arritur një marrëveshje për çështje që kanë të bëjnë me pagën e tyre dhe përdorimin e inteligjencës artificiale.

“Ajo për të cilën mund të hyjmë në grevë është shumë e rëndësishme. Ne duhet të mbrojmë këta aktorë që janë të margjinalizuar. 26 mijë dollarë në vit duhet të fitosh për të marrë sigurimin shëndetësor. Dhe ka shumë njerëz, të cilët vetëm paratë e mbetura i çojnë përtej këtij pragu. Dhe nëse këto para të mbetura përfundojnë, po ashtu skadon dhe sigurimi shëndetësor. Kjo është e papranueshme”, tha Matt Damon, aktor.

Nëse hyjnë në grevë, aktorët do të bashkohen me bojkotin e grupit të skenaristëve që nisi më 2 maj. Pa aktorë dhe skenaristë, kompanitë e produksionit për kinematë dhe televizionin do të kenë fare pak hapësirë për të vijuar punën dhe publiku do të ketë shumë kohë për t’u mërzitur.

 

LEXONI GJITHASHTU:

 

 

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

U arrestua pak ditë më parë nën akuzën për shpifje, Maroku liron gazetarin Ali Lmrabet

Një prokuror maroken tha të mërkurën se kishte urdhëruar lirimin e gazetarit dhe komentatorit politik Ali Lmrabet, pasi e mori në pyetje lidhur me akuzat...
13:37 | 15/07/2026

Tërmetet me 4,700 viktima në Venezuelë, BE-ja ofron 20 milionë euro shtesë për ndihmë humanitare

Bashkimi Evropian po ofron 20 milionë euro të tjera ,22.8 milionë dollarë, ndihmë humanitare për të ndihmuar Venezuelën të përballet me tërmetet e muajit të...
13:24 | 15/07/2026

SHBA-të nisin një valë të re sulmesh kundër Iranit

Ushtria amerikane tha se ka nisur një raund të ri sulmesh gjatë ditës ndaj Iranit duke filluar në orën 6 të mëngjesit sipas orës së...
13:08 | 15/07/2026