“High School Musical” në lice, nxënësit sjellin kryeveprën hollivudiane
Shfaqja e njohur “High School Musical”, do të luhet për herë të parë në Shqipëri. Nxënësit e liceut artistik “Jordan Misja” do të interpretojnë rolet kryesore, përshtatur në formatin e shkollës së tyre.
“Quhem Mario Zaja dhe vij nga Fushë-Kruja. Unë do tw luaj Troin, rolin kryesor. Elementet nuk janë të gjitha të Troit, kemi vendosur t’i japim një pjesë nga e jona,” – tregoi një nga aktorët.
Nxënësit e përzgjedhur kanë arritur të kalojnë me sukses audicionet për secilin rol. Isea Çili do të luajë një prej roleve kryesore, atë të Gabrielës, luajtur në versionin origjinal nga aktorja Vanessa Hudgens.
“Nuk ndryshon shumë, emrat që përdorim janë emrat tonë të vërtetë. Është hera e parë dhe po shkon shumë mirë,” – tregoi ajo.
Shfaqja do të vihet në skenë deri më 5 maj.
LEXONI GJITHASHTU:
Simfonia e 9-të e Beethovenit, kryevepra e muzikës klasike ngjitet në skenën e TKOB
Ndahet nga jeta ikona e humorit Todi Llupi
Serenatat si dikur, “rikthehet” artistja Zhani Sulioti
- 12:58 Mbajtën peng dhe kërcënuan një 70-vjeçar në shtëpinë e tij për ta grabitur, arrestohen 3 persona në Himarë
- 12:52 Dorëzohen firmat që kërkojnë shkarkimin e liderit të LDK-së, Lumir Abdixhiku
- 12:50 BE: Riintegrimi i gjyqtarëve dhe prokurorëve serbë trajtohet në kuadër të dialogut
- 12:40 Gjendet e vdekur një foshnje në një festival në Miçigan, FBI shpërblim prej 15,000 dollarësh për identifikimin e autorëve
- 12:28 Vrasja e Martin Canit, Apeli lë në fuqi dënimin me 16 vite burg për Mario Përlleshajn
- 12:25 SHBA sulmon gjatë natës dy provinca në juglindje të Iranit, lëshuan 13 raketa