PD akuza PS për Kodin Zgjedhor: Shkele marrëveshjen që u investuan SHBA e BE

4 Tetor 2020 | 18:06

Përfaqësuesi i Partisë Demokratike në Këshillin Politik, Oerd Bylykbashi i është përgjigjur reagimit të Damian Gjiknurit, i cili tha se opozita jashtëparlamentare po synon të zvarrisë procesin e ndryshimeve kushtetuese në Kodin e ri Zgjedhor. 

Me një shënim në faqen zyrtare në “Facebook”, z. Bylykbashi thekson se modelet demokratike për zgjedhjen e koalicioneve parazgjedhore ekzistojnë, ndërsa me ironi shton faktin se opozita nuk mund të propozojë dot modele, që shpëtojnë kryeministrin nga humbja e  25 prillit.

“Modelet demokratike ekzistojnë, por model qe te shpëtoje Edi Ramën nga humbja ne nuk gjejmë dot. Këtë kërkon Edi Rama nga Këshilli Politik dhe për këtë ai është gati të sakrifikojë Shqipërinë”, shkrua  Bylikbashi.

Teksa komenton edhe njëherë modelin e koalicioneve në shtetin fqinj të Italisë, përfaqësuesi i selisë blu në Këshillin Politik nënvizon se opozita ka propozuar modele, por sipas tij, vetë Partia Socialiste nuk ka pasur vullnet dhe as dëshirë për t’i pranuar ato.

Madje ai shkon më tej, kur thotë se PS-ja shkeli marrëveshjen në të cilën u investuan vetë Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Bashkimi Europian.

“Modelet t’i kemi thënë që ditën e parë, por kur ti shkelje një marrëveshje për të cilën u investua nga Sekretari i Shtetit i SHBA  tek drejtuesit më të lartë të BE, këto as i sheh as i dëgjon. Këto justifikimet janë njësoj si hapja fallso e listave”, shton Bylykbashi.

Kryeministri i vendit, Edi Rama, njoftoi se në seancën e nesërme pritet të miratohen nenet në Kodin Zgjedhor, por kjo lëvizje për opozitën bie ndesh me rekomandimet e OSBE-ODIHR. 

Lexoni gjithashtu: 

Gjiknuri i përgjigjet opozitës për modelin italian të koalicioneve: S’ka lidhje me atë të Shqipërisë

Rama paralajmëroi votimin e Kodit Zgjedhor, Bylykbashi: Asnjë truk s’do ta ndalë fitoren e opozitës

PS miraton e vetme ndryshimet në Kodin Zgjedhor, ulet pragu dhe ndryshon formula e listave

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026