Reagime të ashpra ndaj fjalimit të Orbanit për “racat e përziera”
Kryeministri hungarez Viktor Orban është sërish në qendër të vëmendjes së opinionit europian për shkak të deklaratave të tij.
Këtë herë gjërat shkuan pak më larg se zakonisht, ndaj një nga bashkëpunëtorët e tij më të afërt e braktisi.
Në fjalën e tij, kryeministri hungarez kritikoi ashpër Evropën Perëndimore për, siç tha ai, “përzierjen e popullsisë evropiane dhe joevropiane” dhe shtoi se ato vende “nuk kanë më statusin e kombeve” për Hungarinë.
“Ekziston një botë ku popujt europianë janë të përzier me njerëz nga jashtë Evropës. Kjo është një botë me raca të përziera. Por ne kemi veten tonë , ku popujt nga brenda Evropës përzihen me njëri-tjetrin,” – u shpreh Orban.
Deklarata të tilla të Orbanit shkaktuan reagime negative si në opinionin e gjerë ashtu edhe në rrethin e ngushtë të bashkëpunëtorëve të tij.
Vetëm katër ditë pas fjalimit të tij, një nga këshilltaret e kahershme të kryeministrit hungarez, Zuza Hegedes, la postin e saj duke dhënë dorëheqjen.
LEXONI GJITHASHTU:
11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
Organi ndërkombëtar i paqes nuk arrin dakordësimin për të dërguarin e ri të Bosnjës, vijojnë diskutimet
Spanja zbulon 111 raste me kancer që lidhet me implantet e gjirit
- 22:39 Italia drejt energjisë bërthamore, Dhoma e Deputetëve miraton ligjin, reaktorët e parë gati në vitet 2034-2035
- 22:37 Zelensky: Ju nuk do ta keni Donetskun, dhe ne do të jemi të pavarur
- 22:36 Putin: Një armëpushim nuk është i nevojshëm për negociatat e paqes
- 22:35 11 vende evropiane kërkojnë rregulla më të ashpra të vizave nga BE për qytetarët rusë
- 22:23 Protestuesit marshojnë drejt Sheshit “Skënderbej”, gazetari: U dëgjua për herë të parë thirrja “Rama bashkohu me Veliajn”
- 22:21 “Më shkroi drejtoresha e CNN para se të hyja në studio”, Auron Tare zbulon mesazhin