Reagimi me vonesë i Kurtit, justifikohet Fatmira Kollçaku: Ishte i infektuar me COVID
Nënkryetarja e Lëvizjes Vetëvendosje, Fatmira Kollçaku ka deklaruar për Good Morning Albanians se Albin Kurti gjithmonë është prononcuar për Gjykatën Speciale dhe akuzat që ajo ka ngritur.
Sa i përket reagimit pas 2 javësh për ish-krerët e UÇK-së që ndodhen në Hagë, ajo u justifikua se Kurti ishte i infektuar me COVID dhe prej 2 javësh ndodhej në karantinë.
“Fillimisht nuk do të komentoja fare deklaratën e ministres. E para është botërisht e njohur që Kurti ka qenë i infektuar me COVID dhe më shumë se dy javë ka qëndruar i karantinuar. Zoti Kurti së paku është tepër ballëhapur, sidomos në raport me Gjykatën Speciale dhe kjo nuk po ju pëlqen shumë aktorëve politikë në Kosovë.
“Lufta me Serbinë ishte një luftë e drejtë dhe çlirimtare. Gjatë këtyre viteve Albin Kurti dhe pjesëtarët e tjerë të Vetëvendosjes e kanë pasur të qartë këtë gjë dhe janë prononcuar ndër vite. Habitem me këto konstatime dhe kush vonoj dhe kush nuk vonoj në reagim”, u shpreh ajo më tej.
Kollçaku theksoi më tej se UÇK-ja nuk ka qenë kurrë një ndërmarrje kriminale.
“Krejt ajo që po shohim është se duan të shtrembërojnë ato çfarë ka ndodhur. Ne nuk kemi pasur ndërmarrje kriminale, po kemi pasur bashkim të qytetarëve. Ne nuk kemi pasur një ushtri, po qytetar që janë përballur me një agresor, që u është dashur të mbrojnë familjet e tyre. Gjërat janë tepër të qarta”, tha ajo.
“Serbia dëshiron plotësisht ta ndryshojë edhe historinë. Ne e dimë kush është Vuçiçi, ai nuk është njeri i paqes.”, përfundoi Kollçaku.
Lexoni gjithashtu:
Deklaratat e Albin Kurtit për ‘Specialen’, reagon ministrja e Jashtme e Kosovës
Costa takohet edhe me Osmanin, në fokus hapat e Kosovës drejt integrimit evropian
Kurti takim me Costan: Kosova është rreshtuar plotësisht me politikën e jashtme të BE-së
Haxhiu gjatë takimit me Costan: Rruga drejt BE-së, interes strategjik i Kosovës
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta