Reagon sërish ambasada ruse për vdekjen e 4 turistëve, trupat do t’i nënshtrohet ekzaminimit në Rusi

22 Tetor 2021 | 13:40

Ambasada ruse ka reaguar sërish në lidhje me vdekjen e katër turistëve rusë në Qerret të Kavajës.

Përmes një  njoftimi në Facebook, ambasada ka bërë me dije se mëngjesin e  sotëm trupat e pajetë të turistëve janë dërguar në Rusi.

Ambasada njoftoi se do të kryhen ekzaminime të mëtejshme mjeko-ligjore në Rusi, për të hetuar shkakun e vdekjes së turistëve.

Sipas ekzaminimeve të deritanishme në Shqipëri, ende nuk dihet shkaku i saktë i vdekjes.

Rusia pret reagim nga pala shqiptare për këtë çështje, si edhe bashkëpunim për të sqaruar rrethanat e mistershme të ngjarjes.

 

LEXONI GJITHASHTU:

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk

Territori i Bashkisë së Shkodrës është përfshirë mbrëmjen e së martës nga reshje të denduara shiu, ndërsa autoritetet lokale bëjnë me dije se strukturat e...
23:16 | 03/06/2026

Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet

Edhe pse protesta e qytetarëve u njoftua se është mbyllur pas disa orësh, dhjetëra të rinj kanë shkuar pranë ambienteve të selisë së PS-së. Ata...
22:28 | 03/06/2026

Debat në “Now”, Nurellari: Duhet mbrojtur natyra! Ish-ministri Bajrami: Ka tentativë për destabilizim, Koka: U derdh gota e durimit

Politologu, Adri Nurellari i ftuar këtë të mërkurë i ftuar në emisionin “Now” me Erla Mëhillin në Euronews Albania ka folur lidhur me protestat e...
22:14 | 03/06/2026