Reagon sërish Clinton për akuzat e mbi dosjen Epstein: Po kërkohen “koka turku”

21 Dhjetor 2025 | 14:20

Ish-presidenti amerikan Bill Clinton, ka drejtuar akuza ndaj Shtëpisë së Bardhë përmes përfaqësuesit të tij, pas deklasifikimit dhe publikimit të fotografive ku ai shfaqet në kuadër të hetimit për skandalin Epstein, duke theksuar se “po përpiqen ta përdorin si kokë turku”.

“Shtëpia e Bardhë nuk i mbajti këto dosje të fshehura për muaj të tërë për t’i publikuar vonë një të premte me qëllim mbrojtjen e Bill Clinton,” deklaroi përfaqësuesi i tij në një postim në X.

Ai i atribuon këtë veprim Shtëpisë së Bardhë si një përpjekje “për t’u mbrojtur nga ajo që do të pasojë ose nga ajo që do të përpiqen të fshehin”.

“Mund të publikojnë sa fotografi të duan mbi 20 vjeçare por kjo nuk ka të bëjë me Bill Clinton. Nuk ka pasur kurrë dhe nuk do të ketë lidhje me të,” theksoi ai në deklaratë.

“Madje edhe Susie Wiles ka thënë se Donald Trump e ka gabim për Bill Clinton,” shtoi ai, duke iu referuar komenteve të shefes së stafit të Shtëpisë së Bardhë për revistën Vanity Fair, ku ajo pranoi se Clinton nuk kishte qenë kurrë në ishullin e Epstein në Karaibe.

Clinton prej kohësh ka pohuar se i kishte ndërprerë lidhjet me Epstein rreth vitit 2005, përpara se ky i fundit, i dënuar për abuzim seksual dhe shfrytëzim të të miturve, të deklarohej fajtor.

Në deklaratën e tij, zëdhënësi i Clinton, Angel Ureña, u shpreh:

“Ka dy lloje njerëzish. Kategoria e parë nuk dinte asgjë dhe i ndërpreu marrëdhëniet me Epstein përpara se krimet e tij të dilnin në dritë. Kategoria e dytë vazhdoi lidhjet me të edhe më pas. Ne jemi pjesë e kategorisë së parë. Sado që kategoria e dytë të përpiqet të zvarrisë situatën, kjo nuk do të ndryshojë. Të gjithë, veçanërisht MAGA, presin përgjigje, jo koka turku,” raportoi gazeta The Guardian.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Ish-presidenti Biden, libër biografik pas zgjedhjeve të mesmandatit

Ish-presidenti amerikan Joe Biden do të publikojë vjeshtën e ardhshme një libër biografik, ka njoftuar shtëpia botuese e kontraktuar. ““Promise Me, America” do të trajtojë...
21:53 | 15/07/2026

14-vjeçari akuzohet për planifikim të një sulmi terrorist ndaj dy xhamive në Londër

Një djalë 14-vjeçar është akuzuar për përgatitje të akteve terroriste, pasi dyshohet se planifikonte të sulmonte dy xhami në jug të Londrës, njoftoi të mërkurën...
21:35 | 15/07/2026

Deputetët francezë miratojnë ligjin për vdekjen e asistuar pas vitesh debate

Asambleja Kombëtare e Francës ka votuar këtë të mërkurë për të krijuar të drejtën për vdekje të asistuar. Deputetët votuan me 291 vota pro dhe...
20:43 | 15/07/2026