Real Madrid, Barcelona e Juventus zotohen të vijojnë me projektin e “European Super League”
Barcelona, Juventus dhe Real Madrid thonë se do të vijojnë me nismën e tyre për të organizuar një ligë të re futbolli të quajtur “Super League” pasi kanë hedhur poshtë në mënyrë ligjore kërcënimet për sanksione të UEFA-s.
Në një deklaratë të përbashkët tre klubet thanë se një vendim i Gjykatës Evropiane të Drejtësisë në Madrid e detyron qeverinë evropiane të futbollit të ndërpresë çdo procedim disiplinor ndaj tyre.
UEFA pezulloi përkohësisht procedimet në muajin qershor kur çështja i kaloi Gjykatës Evropiane.
Dymbëdhjetë klube u përfshinë në muajin prill në themelimin e një lige të re futbolli që do të përfshinte pothuajse të gjitha klubet elitare të Evropës.
Mirëpo kjo nismë u venit rreth 72 orë më pas kur 9 klube u detyruan të tërhiqeshin pas protestave të tifozëve, sikundër dhe kërcënimeve nga UEFA, FIFA dhe qeveritë.
Juventus, Barcelona dhe Real Madrid janë të vetmet klube që mbetën të vendosura për të vijuar dhe tashmë kanë rishprehur qëndrimin për ta formalizuar idenë e tyre. Në deklaratën e përbashkët ata thanë se do të përpiqen ta ngrenë ligën e re duke bashkëpunuar me të gjitha palët e tjera, tifozët, qeveritë dhe federatat.
“Jemi të lehtësuar nga fakti se teksa do të vijojmë përpara me idenë tonë nuk do të jemi nën kërcënimin e UEFA-s, mbetemi me mirëbesim se suksesi i këtij projekti do të sillte vetëm benefite sportit dhe do të ishte konform ligjeve të BE-së,” – thuhet në deklaratë.
Presidenti i Real Madrid, Florentino Perez, i cili qe emëruar President i “Super-League” ka deklaruar më parë se 12 klube kanë nënshkruar më parë parakontratë dhe nuk mund të tërhiqen.
Gjashtë klube mes 15-shes, ishin nga Premier League, – Liverpool, Manchester City, Manchester United, Arsenal, Tottenham dhe Chelsea, – u kërcënuan nga qeveria britanike dhe Federata Angleze e Futbollit me gjoba dhe përjashtime.
Ata u tërhoqën në maj dhe pranuan një marrëveshje mirëkuptimi për të paguar një total prej 22 milionë paundësh ndaj Premier League.
Klube të tjera pjesëmarrëse ishin Inter, Milan, Atletico Madrid.
Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione
Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”
Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime
- 23:16 Mot i keq në Shkodër, autoritetet apel qytetarëve: Shmangni zonat me risk
- 23:07 “Opozitë e krimit”! Protestuesit nga selia e PS-së shkojnë para selisë së PD-së
- 22:35 Tajani: Është SHBA-ja ajo që “duhet ta ndalojë Izraelin” për paqen në LM
- 22:33 SHBA tërheq trupat nga Lituania
- 22:28 Qytetarët bllokojnë rrugën pranë selisë së PS-së, thirrje të rinjve: Ngrihuni nga kafet
- 22:27 Irani shënjestron anijen amerikane në Gjirin e Omanit! Araghchi: Nëse Izraeli sulmon Bejrutin, rifillon lufta