Real Madrid nënshkruan me mesfushorin Eduardo Camavinga

8 Shtator 2021 | 19:28

Këtë të mërkurë, Real Madrid prezantoi blerjen më të fundit, 18-vjeçarin francez Eduardo Camavinga.

Futbollisti i kombëtares franceze u shpreh se e konsideron një nder dhe realizmin e një ëndrre faktin që do luajë krah disa prej lojtarëve më të talentuar në botë.

“Natyrisht që fakti që i shpëtuam luftës, me ndihmoi të isha më i fortë, por familja ime më ka ndihmuar jashtë mase. Kur luaj futboll e bej për ta. Pra, çdo problem dhe vështirësi që jemi përballuar më kanë bërë më të fortë. Nënshkrimi me Real Madrid është një nder dhe një ëndërr e bërë realitet. O të jetë një kënaqësi të luaj me lojtarë të tillë që do të me mësojnë shumë”, tha mesfushori.

Mesfushori francez u zyrtarizua ditën e fundit të merkatos, teksa transferimi I tij nga ekipi francez i Ren, i kushtoi klubit madrilen 40 milionë euro.

Camavinga mund të debutojë me fanellën e Realit këtë të diel ndaj Selta Vigos, ndeshja e parë në “Santiago Bernabeu”, që nga fillimi i pandemisë.

Home Kryefaqja
Shiko në: YouTube
Lajme të Sugjeruara

Maran e nis me humbje, Izraeli mposht Shqipërinë në miqësoren me tensione

Trajneri Rolando Maran ka debutuar me humbje në stolin e kombëtares shqiptare, duke u mposhtur 0-1 në miqësoren përballë Izraelit. Ndonëse ishte një ndeshje miqësore,...
22:17 | 03/06/2026

Sherr në fushë pas golit të Izraelit, Glouk provokon! Tifozët thërrasin “Palestinë”

Shqipëria është mposhtur 0-1 nga Izraeli në ndeshjen miqësore të zhvilluar në stadiumin “Air Albania” në Tiranë. Goli i vetëm i takimit u shënua në...
21:50 | 03/06/2026

Botërori 2026, miliona turistë dhe miliarda fitime

Botërori FIFA 2026 pritet të jetë një nga ngjarjet që do t’i japë shtysën më të madhe turizmit në Amerikën e Veriut. Sipas Këshillit Botëror...
20:32 | 03/06/2026